Anglia ka ulur flamurin gjysëmshtizë, ndahet me pikëllim nga "Zonja e Hekurt", Margaret Thatcher
"Zonja e Hekurt", një nga figurat më të shquara në skenën politike botërore të viteve 1980-të ndërroi jetë. Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher vdiq të hënën (08.04.2013) në moshën 87 vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Politikania konservatore vuante prej disa vitesh nga demenca dhe kishte kohë që shfaqej shumë rrallë në publik. Thatcher ishte kryeministre e Britanisë së Madhe në vitet 1979-1990 duke qenë edhe gruaja e parë që mbante këtë post. Ajo bëri emër kryesisht në lidhje me luftën për ishujt Falkland kundër Argjentinës dhe rolit të saj në kuadër të Komunitetit të dikurshëm Evropian. Thënia e saj, "Dua të më ktheni paratë e mia", me të cilën ajo arriti të realizonte të ashtuquajturën "skonto për britanikët" brenda financave të BE-së janë bërë legjendare. Pas largimit të saj nga Downing Street, ajo u bë pjesë e fisnikërisë britanike dhe anëtare e Dhomës së Lordëve. Margaret Thatcher dominoi politikën britanike dhe pjesë