Posts

Showing posts from May 25, 2013

Biblioterapia ose shërimi me anë të librit_Behar GJOKA

Image
Gjatë kësaj kohe në Londër, Pragë, New York, janë hapur disa librari, ku libri trjatohet si një nga mjetet unike për shërim. Në fakt, në këto mjedise, kur flitet për letërsinë, për tekstet letrare, krahas atributeve të tjera, si një vlerë shpirtërore specifike, gjithnjë e me shumë i mëvishet edhe gjasa shqëruese, e cila realizohet përmes librit. Shërimi, me anë të librit, e ka marrë emrin biblioterapi, pra një tip shërim, unik dhe specifik. Thelbi i biblioterapisë, me sa duket lidhet me komunikimin, tashmë pa ndërmjetës, që përfshin të gjithë grupmoshat. Për të kuptuar diçka nga kjo enigmë, le të nisemi nga një situatë shërimi me anë të psikoterpisë, që realizohet me anë të komunikimit me praninë e psikologut. Në mes të psikoterapisë dhe biblioterapisë, nëse i bashkon komunikimi, ato ndahen në mënyrën dhe formën e komunikimit, sepse biblioterapia realizohet me anë të komunikimit me tekstet letrare, që mundësohet me anë të leximit aktiv. Megjithëse në mjediset tona, pak ësht

"The Economist": Akti makabër i Londrës dhe një lloj i ri terrorizmi

Image
Një akt terrorist nuk duhet të shkaktojë vdekje në shkallë të gjerë dhe gjymtime, që të jetë thellësisht tronditës dhe download (4)rrjedhimisht të arrijë synimet. Vrasja makabre në mes të ditës e një ushtari jashtë shërbimi më 22 maj, në një rrugë të një lagjeje të qetë suburbane në Londrën juglindore, ishte në njëfarë mënyre një kthim mbrapa në një kohë të shkuar. Anarkistët e fundshekullit 19, në Evropë zhvilluan një teori të njohur si ‘propaganda e aktit’, në të cilën teatraliteti i krimit ishte të paktën po aq i rëndësishëm sa edhe shkalla e dhunës së përdorur. Dy të rinjtë zezakë të cilët me gjasë e kryen krimin, dukeshin të vendosur për një efekt dramatik maksimal. Vendi që zgjodhën ishte disa qindra metra larg nga Reparti i Artilerisë Mbretërore në Woolwich. I riu që ata sulmuan kish veshur një t-shirt ku shkruhej “Help for Heroes”, një nismë bamirësie. Në fillim ai u shkel me makinë. Më pas ata e tërhoqën në mes të rrugës, ku filluan ta prisnin në trup me një kole

Martin Luther

Image
Luther Martin Luther (shqipërimi: Martin Luteri) lindi në qytetin Aisleben të Gjermanisë në vitin 1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt. Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Ne vitin 1512 u bë doktor i Teologjisë dhe pedagog i interpretimit të Dhiates së Re në Vitemberg. Është e tepërt të thuhet që Luteri i përkiste Kishes së Romës. Qysh me 1054, kur Kisha e Vetme e Krishtit u nda në Lindore dhe Perëndimore, u krijua një hendek i madh midis tyre, për shkak të pikëpamjeve egoiste dhe absolutiste të krerëve kishtarë të Romës së Vjetër. Këto veprime të pahijshme, mashtrime dhe abuzime, Luteri donte t'i shpallte në popull dhe t'i dënonte. Indinjata e tij arriti kulmin nga novacioni i çuditshëm i Papa Leonit X. Ky i fundit, duke qenë shumë i dashuruar pas parasë, mendohej se si të grumbullonte sa me shumë. Ai filloi të botojë Letra Faljeje, me të cilat "