Posts

Showing posts from March 29, 2014

Elegjia në funeralin e Ludwig van Bethoven

Image
Ne që jemi këtu në varrimin e të ndjerit, jam në njimëndje, dhe e ndaj me ju sot, se përfaqësojmë një komb të tërë. I gjithë populli gjerman është këtu, për të mbajtur zi për një pjesë të asaj që ka mbetur për ne nga madhështia e tij. Zoti i fundit i këngës, oshëtinë goja dhembshur, me të cilin muzika e tij foli. Njeriu që trashëgoi dhe rriti famën e pavdekshme të Handel, Bach, Haydn dhe Mozart, ka pushuar së jetuari, dhe sot nderet mbi vargjet e thyera të një instrumenti gojëkyçur. Muzika e tij hesht sot. Më lejoni të thërrasë atë! Sepse ai ishte një artist. Gjithçka që ai ishte është arti që la. Ferrat e jetës e kishin plagosur thellë kurmin e tij. Ai u turr duhishëm për të mbërritur tek ju, madje edhe atëherë kur portat nga do të kalonte ishin të gjitha të mbyllura. Ai foli me zërin që ju dëgjonit, mori nga zemrat tuaja dhe ua dha me gjithë zemër, deri në frymën e fundit. Ai ishte një artist i madh, i cili largohet për të qëndruar përjetë këtu me ne. Si gjigand shtrihej në