Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike
Albert Vataj “Pesëdhjetë nuancat e të hirtës” ka hyrë tashmë në rendin e ri të rekordeve botërore, si libri më i shitur. Një libër mirfilli erotik ka kapluar majën, duke rrëmbyer “përdhunshëm” kreun “Harry Potter” dhe “Kodin e Da Vincit”. Ngasja erotike e hamshorëve të parasë, e transkiptuar në marrëveshje të zakonta në ditët tona, me Lolitat e shekullit XXI, ka joshur dëshirat dhe pasionet e përjetimeve tekstshkruese të asaj pjese të botës që jo vetëm vendos normë në estetikë dhe sfidë, por dhe imponon model. Vetëm nëntë javë nga botimi i tij, romani "Fifty Shades of Grey" (Pesëdhjetë Nuancat e Grey) është bërë libri më i shitur i të gjitha kohëve. Romani erotik i E. L. James bënë fjalë për një biznesmen që i hynë një lidhjeje perverse të dashurisë me një vajzë të re. Libri tashmë ka nxitur debate të shumta publike, ndërkohë që në Hollywood ka filluar të planifikohet ekranizimi i tij. Kryepersonazhet janë mashtruesi dhe multimiliarderi Christian Grey, i cili m