Posts

Showing posts from March 7, 2013

Galeria e roleve te aktorit Roland Trebicka

Image
Karriera e Roland Trebickës si aktor, fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Në vitin 1971 emërohet si aktor në Teatrin Popullor. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Kulmin e suksesit në publik, e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Mjeshtëria e tij në këtë rol ndikoi fort, që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por, rolet e Trebickës në teatër, janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trëndafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berber

Aldo Bumçi: Ditë zie për kulturën shqiptare

Shenjtëria qëndron dhe në një buzëqeshje, ka thënë Nënë Tereza. Roland Trebicka ka dhuruar një jetë të tërë buzëqeshje për të gjithë. Kur ndërron jetë një aktor, nuk vdes vetëm ai si njeri, duket sikur shuhen dhe personazhet e tij, por në fakt ndodh e kundërta. Pikërisht këto personazhe e sjellin midis nesh, e ringjallin me magjinë e artit. Këtë mund të themi përballë aktorit të përmasave të Roland Trebickës, i cili u ka dhuruar hare dhe buzëqeshje të gjithë shqiptarëve, për më shumë se 40 vjet. Ndoshta hyrja e Trebickës në rrugën e artit ishte e rastësishme, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, por nuk ishte e rastësishme lidhja e tij e përjetshme me skenën, ashtu siç nuk ishte e rastësishme që pas disa roleve të spikatur të planit dramatik, në teatër apo në filmin “Koncert në vitin 1936”, Roland Trebicka e gjeti veten si një aktor i shkëlqyer i komikes, në rolin e Jovan Bregut, tek komedia “Pallati 176”, rol që e bëri të famshëm. Dashuria e Roland Trebickës me skenën ishte sa e ndërsje

Spiro Duni: Landi, një lokomotivë në komedinë shqiptare

Jam shumë i tronditur nga humbja e tij e parakohshme! Nuk e prisja që ai njeri të ikte nga kuraja e madhe që e karakterizonte. Roland Trebicka kishte një shpirt luftarak në skenë dhe në jetë. Ai është dhe do të mbetet një lokomotivë në komedinë shqiptare në teatër.

Suela Konjari: Skena shqiptare ka humbur një kolos

Skena shqiptare ka humbur një kolos, ka humbur një aktor të mrekullueshëm. Janë humbje të thella që jam e sigurt që do të shënojnë tek të gjithë ne. Rolandi ishte i madh në jetë, i madh në skenë, i madh si mik, i madh si baba.

Alfred Bualoti: Në skenë deri në fund, sëmundja nuk e mposhti

Moment kaq tragjik dhe i parakohshëm për talentin dhe dëshirën e tij, sidomos për të luajtur në skenë. Ai dhe pse nuk e thoshte nga mënyra sesi vepronte donte, që dhe frymën e fundit ta kishte në skenë. Dhe pse kishte sëmundje të rëndë, ai nuk reshti së krijuari për rolin tij, angazhimin tij. Për humorin e tij se ajo na ka mbetur në kujtesën tonë.

Zamira Kita: Korça është krenuar gjithë jetën me Rolandin

Korça është krenuar gjithë jetën dhe do të krenohet gjithnjë me aktorin korçar Roland Trebicka. Humbja e tij është tejet e dhimbshme. Nuk e besoj dot që ai nuk do të jetë më. Ai më telefononte shpesh për vajzën time. Më pyeste si e ke vajzën. Nuk kishte ditë që të mos komunikonim bashkë, ishte një nga miqtë e mi më të mirë.