Formacionet e çuditshme të shkëmbinjve në Nevada
Thellë në shkretëtirën e Nevadës e cila është e arritshme vetëm nga një rrugë e quajtur ‘Gold Butte Byway’, gjendet një zonë mahnitëse që shumë pak persona e kanë vizituar. E njohur nga emra të ndryshëm si ‘Finlanda e vogël’ apo edhe ‘Zjarri i Djallit’, vendi është krijuar nga era dhe uji të cilët kanë gërryer dhe kanë krijuar formacione të çuditshme shkëmbinjsh. Disa nga këto formacione u janë vendosur emra përshkrues si Elefanti Antik, Dinosauri i vogël si dhe Hunda e madhe. Emrin 'Finlanda e vogël' e ka marrë për shkak të formacioneve të shkëmbinjve të kuq, formuar miliona vjet më parë nga erozioni i erës dhe shirat e mëdhenj. Ajo gjendet rreth 80 km në jug të Mesquite dhe për të shkuar atje duhet një mjet që mund të përballojë të gjitha llojet e terrenit. Rruga për në Finlandën e vogël nuk është e asfaltuar dhe vendi nuk është i listuar në uebsitin e BLM kështu që zyrtarët e menaxhimit nuk e sugjerojnë si një vend për t’u vizituar pa u siguruar më parë.