Skënder Hasko, “legjenda” e një jete
Nga Sejdo Harka Të shkruash për shkrimtarin, mikun dhe kolegun tonë të dashur, Skënder Hasko, do të thotë të tregosh një jete reale, si në legjenda. Kjo ndodh, sepse jeta dhe veprimtaria e tij ka qenë sa e qetë, aq dhe e vrullshme, sa e zakonshme, aq dhe e jashtëzakonshme, sa e bukur aq dhe e ashpër, sa e gëzuar aq dhe e trishtuar, sa e lumtur aq dhe e hidhur. Por Skënderi, si “hero” legjendash, ka ditur ta drejtojë mirë “anijen” e jetës, duke çarë përmes dallgëve e vështirësive, tufaneve dhe egërsive të jetës. Naracionin e kësaj “legjende”, sa të lumtur, aq edhe të trishtuar, e gjen të pasqyruar bukur në librin e tij me kujtime, “Udhëtim nëpër vitet e jetës sime”, publikuar kohët e fundit, nga Shtëpia Botuese ”Toena”. I frymëzuar nga mesazhet e ngrohta të sentencës së Gëtes: “Në çdo dërrasë varri, mbulohet një histori e tërë”, dëshiron që t’u lërë brezave kujtimet e tij për jetën dhe letërsinë, për familjen dhe shoqërinë, për luftën dhe varfërinë, për ëndrrat dhe njerinë,