Posts

Showing posts from May 29, 2012

Kryeministri Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar, menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan)

Image
Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj,   arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit. Në finale, vijoi Kryeministri, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”.   Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet.   Ai theksoi   se   përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur

Colum Mccann, endësi i portreteve njerëzore

Image
Shkrimtari irlandez Colum Mccann është profesor i letërsisë bashkëkohore në European Graduate School, në Zvicër dhe Hunte College, në Nju Jork. Është autor i një sërë veprash artistike, të botuara në më tepër se 30 gjuhë të botës, dhe i shumë artikujve në New York Times ,  Atlantic Monthly ,  Times ,  Irish Times dhe La Repubblica . Më 2003, Esquire , gazetë që botohet në ShBA që prej 1932, e ka cilësuar Mccann si romancierin e ri “më të njohur e më të shquar”. Romani Le të rrotullohet bota e madhe , i botuar më 2009, është pritur ngrohtë nga lexuesi e kritika dhe është vlerësuar me shumë çmime, si: National Book Award dhe International IMPAC Dublin Literary Award . Gusht 1974, Nju Jork: një burrë që ecën atje lart. Ndërmjet kullave binjake, ai bën ecejake në ajër. Shumë pranë, aty poshtë, jeta për të tjerët vazhdon. Vazhdon për Koriganin,  murgun irlandez radikal, që punon në Bronks; për Klerin,  shtëpiaken e brishtë në Upper East Side, e cila përpiqet të marrë veten pas

Një roman për urrejtjen e porositur

Image
Preç Zogaj “Varreza e Pragës” është romani më i fundit i shkrimtarit dhe dijetarit të famshëm italian të ditëve tona, Umberto Eko, botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”, në përkthimin e shkrimtares së talentuar Ledia Dushi. Në vazhdën e disa prej veprave të mëparshme të autorit, “Varreza e Pragës” është një roman i përzishëm i tipit thriller me sfond historik nga gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë në Itali dhe Francë, me shtresime dhe referenca të dendura kulturore dhe dokumentare të kësaj periudhe dhe, kryesorja, me zbulimin e intrigave dhe komploteve të prapaskenës së historisë, ku vlon llumi dhe krimi, ku paragjykimet racore, armiqësitë dhe djallëzimi i palës tjetër porositen dhe fabrikohen për qëllime politike, ku ngjarjet që vinë të lustruara, të zbukuruara apo të mitizuara në aulat dhe bibliotekat publike kanë një tjetër fillesë, një tjetër morfologji nga ajo që dimë. Romani voluminoz i Ekos është një rrëfim i asaj që jo vetëm nuk ës

Mihal Luarasi: Lirikat e mëkateve të mia

Image
Aida Tuci Janë vargje të mbetura nga humbjet e shpeshta në rrjedhën e jetës së tij. Fillimi i të vargëzuarit nisi edhe tek ai në atë moshë kur nis te shumica e të rinjve, por ndërsa të talentuarit e vazhdojnë poezinë, të tjerët ndahen prej saj, kurse Mihal Luarasi e ndërpret dhe e rifillon në varësi të kohës dhe gjendjeve të tij shpirtërore. Për herë ta parë, regjisori i “Njolla të murrme”, Mihal Luarasi dhe shtëpia botuese “Plejad” boton “Lirikat e mëkateve dhe Aforizmat skiplandeze”, ku ka përmbledhur poezitë e shkruara kryesisht në vitet e rinisë, por edhe në momentet më dramatike të jetës së tij, si dhe disa aforizma të shkruara në kohë të ndryshme. Janë vargje “të fshehura” në një fletore shkolle, strukur padashje diku në shtëpi midis librave të fëmijëve dhe, që për fat, i shpëtuan kontrollit të imët të Sigurimit të Shtetit kur ai dhe bashkëshortja e tij hynë në listën famëkeqe të artistëve të përndjekur nga regjimi. Kur ndjeu se tashmë fati i tij

Robert Ndrenika: Te Doktor Shuster kam dhënë edhe nga vetja

Image
Një komedi e trishtë e dramaturgut dhe regjisorit serb Dushan Kovaçeviç, “Doktor Shuster” ka tërhequr vëmendjen e regjisorit Spiro Duni për ta sjellë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Arsyet se përse regjisori Duni zgjodhi pikërisht “Doktor Shusterin” nga gjithë krijimtaria e Kovaçeviçit ka qenë përsiatja e kësaj vepre me realitetin shqiptar. “Si regjisor bëra këtë përzgjedhje nga shumë vepra të suksesshme që ka ky autor, sepse mendova se për Shqipërinë kjo është vepra që flet më shumë, duke u nisur nga nëpërkëmbja që i ndodh njeriut nga ky post-komunizëm që është jo vetëm serb, por është dhe shqiptar, rumun apo bullgar. Nëpërkëmbja e njeriut që ka fatin e personazhit kryesor të kësaj vepre, që është Doktor Shuster, i cili merr një pension në këtë pseudo-demokraci aq sa nuk paguan dot as ngrohjen e shtëpisë. Përveç kësaj e pëlqeva veprën si tepër origjinale, ku protagonistë janë dy vëllezër, një motër e vëlla që mosha i ka bërë halucinantë dhe kanë

Kundërpërgjigja e pashmangshme e forcave të së mirës

Image
“Hoteli i drunjtë”, roman nga Diana Çuli, botuar nga “Toena” Preç Zogaj Shkrimtarët shqiptarë, prozatorë, poetë dhe eseistë kanë në botimet e “Toena”-s një vend të veçantë, që nuk e gjejmë te çdo editor. Të kuptohemi: shqiptarë apo të huaj, këtu nuk ka receta. Është një zgjedhje e lirë gjithsesi, që mbështetet në disa logjika, ku ajo e tregut të vështirë të librit ka një rol përcaktues. Mendoj se kjo e “Toena”-s, përveçse një politikë e lavdërueshme për të promovuar krijimtarinë e shkruar në gjuhën shqipe, është edhe një gërshetim optimal i standardeve letrare të dorëshkrimeve në shqip me një ide pozitive marketingu. Shkrimtarët e mirë vendas sjellin tema dhe trajtime origjinale nga historia dhe aktualiteti; ata bëjnë të flasë me gjuhën e artit një realitet që lexuesit tanë e kanë më të afërt, e përjetojnë apo e jetojnë çdo ditë. Bota e librit dhe e leximit do të ishte e varfër pa romanet e tyre. Vetëm muajt e fundit “Toena” ka botuar veprat e reja

Letërsia e realizmit socialist, si duhet trajtuar?

Image
Një shkrimtar i realizmit nuk do të flasë. Një tjetër, Naum Prifti thotë se shkrimtarët e sotëm janë ngjitur në skelën e letërsisë nëpërmjet realizmit socialist. Po si duhet trajtuar letërsia e realizmit socialist? A ka pasur vlera letrare apo raste që i kanë shpëtuar ideologjisë? Kush janë përfaqësuesit tipikë të kësaj letërsie? Diskutim mbi fenomenin letrar, veprat dhe autorët përjashtues nga përcaktimi “shkrimtar i realizmit socialist” nga Ardian Ndreca, Dhurata Shehri dhe Agron Gjekmarkaj. Nga Aida Tuci Shkrimtarët shqiptarë që përqafuan letërsinë e realizmit socialist, sot nuk pranojnë as të bëhen pjesë e diskutimeve rreth saj. Tentuam të flisnim me disa prej tyre, por frika nga gjykimi i stepi që në pyetjen e parë. Pyetje:  “Si duhet trajtuar sot letërsia e realizmit socialist? A ka qenë e gjitha e indoktrinuar dhe në ndihmë të ideologjisë komuniste?. Përgjigje: Nuk preferoj të flas dhe diskutoj për letërsinë e realizmit socialist, e para sepse unë

Alexander Schellow/ Bathorja, Babrruja e Bregu i Lumit, informaliteti në syrin e një artisti gjerman

Image
Aida Tuci Shqipëria është një vend me demokraci të re, pas disa dekadave nën regjimin diktatorial komunist që e ka privuar atë nga njohja në një nivel ndërkombëtar. E, Tirana është vendi në zemër të Shqipërisë që ka hulumtuar artistikisht Alexander Schellow, ku përmes tri portreteve ai ka zbuluar tri këndvështrime nga distanca të ndryshme të zonave të harruara që janë dhe ato Shqipëria: Një djalë i ri që luan me një fshesë në një qytet të largët si Fushë-Arrëzi, një nga vendet më të prekura prej eksodit rural, kryesisht për shkaqe ekonomike nga rënia në kolaps e disa prej zonave të Veriut. Banorët e atyre zonave kanë lënë qytetin dhe fshatin për të ardhur në kryeqytet. Një arkitekt lokal në Tiranë, që jep llogari si një njeri që është vënë në krye të punës për të skicuar hartat e ndërtimeve pa leje në zonat informale të qytetit, duke u detyruar të bëjë kompromis mes realitetit dhe legjislacionit në fuqi. Një menaxher projekti i OSBE-së, i cili në dis

Ferdinand Radi vjen mes miqve të kinemasë dhe humorit

Image
“Unë vetë besoj shumë në humorin e popullit tim, atë e kam hasur kudo në jetë, në bejtet shkodrane, të cilat për mua janë ‘Iliadat’ shqiptare, në këngët polifonike të Jugut apo rapsoditë e Veriut…”. Ky do të ishte “testamenti” artistik i Ferdinand Radit, miqtë e të cilit mblidhen sot në kinemanë e Arkivit të Filmit për të festuar 70-vjetorin e lindjes së aktorit. Përveç montazhit me rolet e tij në kinematografi, me këtë rast do të promovohet edhe libri “Meny me barcaleta për të gjitha gustot”, një amanet i aktorit, realizuar nga miku i tij, Bujar Kapexhiu. “Siç thotë një shkrimtar: Fjala dallohet nga tri karakteristika: është shumë e lehtë, është në lëvizje, është mjet informacioni. Te Ferdinand Radi, të tira karakteristikat e fjalës përcjellin një interes të veçantë stilistik dhe strukturor, rimtin e humorit, ekonominë e humorit dhe logjikën alogjike të humorit”, – kështu shkruan për librin që sapo ka dalë në treg shkrimtari Dritëro Agolli. Pjesë nga ‘B