Lulzim Zeqja: Aktrimi, ëndrra që vazhdon bashkë me mua
Izaura Ndoj Ambicia, puna dhe pasioni për aktrimin e kanë bërë të jetë një ndër aktorët më të suksesshëm të skenës shqiptare gjatë këtij 10-vjeçari. Edhe pse karriera e tij është bazuar në teatër dhe film, ai akoma vazhdon në procesin e krijimit të profilit të tij artistik. Në një intervistë për “Summer Time”, aktori Lulzim Zeqja rrëfen fillimet e tij, rolet që i janë besuar gjatë këtyre viteve, puna e tij mes teatrit dhe filmit, si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Aktori Lulzim Zeqja ka mbaruar Akademinë e Arteve në 2001-n, ku me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” ai hyn në kategorinë e aktorëve profesionistë. Në 2005-n interpreton në filmin “L’orizzonte degli eventi”, me të cilin ishte edhe pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në seksionin e “Javës së kritikës”. Para disa kohësh, ai u ngjit sërish në skenën teatrore të Metropolit, i përzgjedhur për rolin kryesor në pjesën e “Playboy i trojeve tona” të dramaturgut irlandez John Millington Synge, si dhe me shfaqjen “Rome