Posts

Showing posts from December 8, 2012

Mira Mezini, shqiptarja që fiton çmimin ERC prej 2.3 milionë euro

Image
Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që akordohet nga Këshilli Evropian për Studimet Shkencore, ERC. Ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë. Me këtë shumë parashë profesorja në fushën e informatikës planifikon të hulumtojë koncepte të reja bazë të programimit, në mënyrë që ato t'i përgjigjen sfidave të realitit të ri të "kalkulimit në Cloud". Ky çmim jepet nga Bashkimi Evropian që nga vitit 2007. Me çmimin ERC Advanced Grant, Mezini është shkencëtarja e parë e informatikës nga Gjermania që fiton një çmim të tillë elitar. Mimoza Cika-Kelmendi me një portret të Prof. Dr. Mira Mezinit. Me planifikimin për të ardhur në Gjermani në vitin 1989 për mbrojtjen e temës së doktaraturës, nis edhe rruga e karrierës së Mira Mezinit, në atë kohë pedagoge në Univeristetin e Tiranës, dega Informatikë, sot Profesore në Univeristetin Pol

22 vjet më parë hodhi hapin Levizja Studentore 8-12 Dhjetor

Image
Si dje 22 vite me pare, ne kryeqytetin e Shqiperise, e pikerisht ne Qytetin Studenti, studentet e Universitetit te Tiranes ngriten krye per here te pare ne historine 46 vjeçare te komunizmit, kundra ketij regjimi famekeq. Ata ne daten 8 Dhjetor 1990 vendosen te bojkotonin mesimin dhe te protestojne kundra regjimit fillimisht per nderprerjen e energjise elektrike, kushtet e veshtira ekonomike qe po kalonte Shqiperia ne ato momente, kushtet teper te veshtira qe kishin studentet ne konvikte e ne shkolla. Ata organizuan nje proteste, ne te cilen ndodhi edhe nje incident, policia e ushtria perdoren dhune per te shperndare studentet dhe disa protestues moren plage nga dhuna qe perdoren forcat e pushtetit komunist. Kjo do te sillte dhe irritim e metejshem te studenteve dhe kerkesat e tyre u zgjeruan. Perveç kerkesave per plotesimin e kushteve te jeteses ata kerkuan lejimin e pluralizmit si dhe denimin e dhunuesve te studenteve. Ngjarjet rrodhen shpejt dhe pas shume protestave ku z

Gabriel Garcia Marquez: Gjithçka përreth m’u shndërrua në letërsi

Image
Gabriel Garcia Marquez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës dhe ne si pjesë e saj jemi me fat që e kemi këtë gjeni të letrave dhe emocionit njerëzor ende mes nesh. Sivjet ai e festoi përvjetorin e ditëlindjes së 85-të, që këtë herë përkon edhe me 30-vjetorin e laureimit me çmimin Nobel për letërsinë. Më poshtë sjellim pjesë nga një intervistë e dhënë për ‘Paris Review’ A mendoni se një roman mund të japë më tepër se një shkrim shumë i mirë gazetaresk? Jo. Nuk shoh ndonjë dallim mes tyre. Burimi është i njëjtë, materiali është i njëjtë, gjuha është e njëjtë dhe të dyja janë forma madhështore rrëfimtarie. Të pakrahasueshme. A kanë përgjegjësi të ndryshme gazetari dhe shkrimtari në balancimin e së vërtetës përkundër imagjinatës? Në gazetari edhe një fakt i vogël i rremë përmbys gjithë punën. Ndërsa në fiksion një fakt i vetëm i vërtetë i jep legjitimitet gjithë punës. Ky është dallimi i vetëm dhe ka të bëjë me anën subjektive të shkrimtarit, ashtu edhe të gaz

David Tukiçi: Muzika shqiptare vuan nga mungesa e kritikës!

Image
Janë të rrallë artistët që sukseset i ndajnë me atdheun e tyre. Ky është David Tukiçi, kompozitori dhe dirigjenti i njohur i skenave si brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, prej disa dekadash. Në një intervistë për “Koha Tjetër”, David Tukiçi rrëfen punën e tij si drejtues artistik pranë Orkestrës Simfonike të RTSH-së, rikthimin e tij pas 18 vitesh në Shqipëri, qëllimin e tij për t’i dhënë muzikës shqiptare një frymë evropiane, si dhe mungesën e kritikës, një element që muzikës shqiptare i mungon së tepërmi. “Të jesh drejtor i Orkestrës së Radio televizionit, do të thotë që mos ndalosh asnjëherë së punuari, sepse orkestra dhe institucioni jonë është si një fabrikë që prodhon vazhdimisht aktivitete”, - shprehet Tukiçi. Por, ajo çka është me rëndësishmja për Tukiçin, është lidhja e tij me muzikën dhe traditën familjare. “Nëna dhe babai na kanë edukuar me këtë qëllim: Nuk ka art pa disiplinë! Rezultatet e sukseseve tona janë të lidhura me faktin se nuk shkëputemi asnjë moment