Posts

Showing posts from November 4, 2015

Eduard Lir, britaniku që hodhi në telajo mrekullinë e natyrës shqiptare

Image
Eduard Lear lindi më 12 maj 1812 – 29 janar 1888, në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse, vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe. I refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lir e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lir u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820. Në 1848, Lir-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij mori një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selani