“Like Crazy” një përrallë moderne dashurie
Një histori dashurie sa pasionante aq edhe emocionale mbi një çështje që ka prekur miliona çifte. Një studente angleze në Los Angeles dhe një djalë vendas dashurohen çmendurisht me njëri-tjetrin. Por, kur ajo thyen limitin e vizës, dashuria e tyre vihet në një dilemë dhe vështirësi të papërshkrueshme. Dashuria është si një kafshim (sidomos për ata që dashurojnë marrëzisht) në filmin “Like Crazy” të zhanrit romancë të regjisorit Drake Doremus ku dy të rinj vuajnë shumë për lidhjen e tyre për shkak të largësisë, por edhe për shkak të vizës leje-qëndrimit të vajzës në SHBA. Një lojë tërheqëse e Anton Yelchin dhe Felicity Jones, të cilët luajnë Jacobin dhe Annan, dy të rinj jo të çmendur, por që pasi takohen në një kolegj në Los Angeles bien në dashuri aq të madh e që do të kenë vështirësi për shkak se Anna është qytetare britanike dhe i kalon afati i vizës përderisa Jacob lufton për këtë gjë. Por, më vonë, kur ajo provon të rikthehet në SHBA, përfaqësuesit e emigracionit nuk e