Posts

Showing posts from May 5, 2014

Amik Kasoruho është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare

Image
Një tjetër personalitet i letrave është ndarë nga jeta. Shkrimtari dhe përkthyesi i i mirënjohur ka ndalur së gjalli duke mbushur me pikëllim boshin e ndarjes. Familja dhe letërsia ballafaqen me një humbje. Sëmundja e mushkërive prej së cilës lëngonte, nuk e lejoi të rendte ende. E ndali atë, por pa mundur ta ndajë nga memoria e letrave dhe të sotmes, për kontributin e të cilit ata kanë shprehur konsiderata. Ai që bëri të flasin shqip të mëdhenjt; Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. ka vendosur të hesht. Kasoruho lindi në vitin 1932 dhe njihej si përkthyes dhe shkrimtar. Gjatë komunizmit ai u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962. Më tej, u dëbua familjarisht në Gosë në vitet 1962-1990. Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë. Në vitet 1960-1980 punoi si gjeometër në fe

Karl Marksi, keqkuptimi dhe keqtrajtimi një gjeniu

Image
Sot 196 vjet më parë lindi Karl Heinrich Marks, (5 maj 1818 -14 1883), filozof dhe ekonomist politik. Historia e mendimit filozofik i ka të patëdyta rastet kur një dimension i përmasave të tilla të mendimit siç ishte Karl Marks, të keqkuptohet dhe të keqtrajtohej kësisoj. Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve 'Marksistë' të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Ky "tjetërsim" do të zhduket vetëm kur njerëzit të arrijnë të organizohen lirisht për veten e tyre. Mbetet që analiza e kapitalizmit - "teoria" - është përherë për Marksin veçse një shfaqje e veprimtarisë së tij. Ana tjetër është praxis, puna në shërbim të organizimit politik të