Posts

Showing posts from September 24, 2012

Helidon Haliti: Arti është i lirë të paraqesë çdo gjë si duhet

Image
Piktori ka shprehur shumë nga ato që përjetohen sot në Shqipëri: paragjykimet, survejimin, frikën, sarkazmën, ironinë, tregun artistik të mbyllur, por edhe motive që i kanë rrënjët në fëmijërinë e hershme. Në ekspozitë gjen një tablo të madhe 8 x 2 metra, por edhe një pikturë kushtuar tronditjes së 21 janarit . “Kur u ktheva nga Greqia, erdha me një depozitë të madhe parash që tashmë është bërë një kokërr rëre. Kjo është kontrata me artin”. Kështu thotë piktori Helidon Haliti në përfundim të ekspozitës së tij “Personale”, çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve prej datës 16 gusht. Duhej të ishte mbyllur dje, por do të qëndrojë e hapur edhe një javë. E komentuar për disa elemente: tematika ironike, trajtimi gati përrallor i personazheve, ngjyrat e forta dhe përmasat (tabloja më e madhe ishte 8 x 2 metra), Haliti thekson se ndihet i fituar pavarësisht se ka shpenzuar shumë për ta realizuar. Ka një sërë titujsh e disa cikle, mes të cilave “Delja e zezë” kushtuar paragjykimeve. Sh

Gjakova, mirënjohje kolosit shkodran të humorit, Gëzim Kruja

Image
Festivali mbarëkombëtar “Komedia Fest” ka ulur siparin e tij në Gjakovë. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij festivali, aktorët e shquar të skenës shqiptare që u shquan me rolet e shumta në komedi, Gëzim Kruja, Sulejman Lokaj, Hysen Binaku dhe pas vdekjes, Hajrullah Zherka janë nderuar me mirënjohje për vepër jetësore nga organizatorët e festivalit “Komedia Fest”. Aktori i skenës shqiptare, Gëzim Kruja, i pranishëm në këtë festival, ka thënë se mirënjohjen do ta ruajë sa të jetë jeta. “Ju falënderoj për mirënjohjen, do ta ruaj tërë jetën se Gjakova e Shkodra jemi një”, - ka thënë Kruja, i cili për disa minuta ka mbajtur në gaz me qindra shikues në sallën universale të Pallatit të Kulturës në Gjakovë. Gëzim Kruja, ikona e humorit shqiptar, ka shkruar mbi 15 komedi, 10 recitale, 2 libra me monologë gazmorë. Gjatë karrierës së tij artistike ka interpretuar mbi njëmijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “

Hermann Hesse, feniksi i letërsisë gjermane

Image
Gjithë jeta e tij ishte dhe mbeti nje golgotë e gjatë dhe e mundimshme. Para se të realizonte ëndrrën, gjatë sfidës për ta bërë atë realitet të prekshëm, kur u ngjit në apogje, në të fikur të jetës së ti, ai ndriti me flakën e tij, dhe u dogj prej saj, e nga hiri rilindi, si një feniks. Kanë kaluar 90 vjet nga koha e publikimit të “Siddhartha”. Romani i vogël që Herman Hesse nisi të shkruante në dimrin e 1919-s, lindi edhe si një reagim ndaj luftës dhe shkatërrimeve të saj. Prej kohësh, në mendjen e tij kishte bërë strehë ideja se Europa ishte një qytetërim që po perëndonte. Pak vite më parë, shkrimtari kishte ndërmarrë një udhëtim në Indi, që i kishte dhënë shijen e një fillese të largimit nga Europa. “Unë i shmangesha dhe thuajse e urreja Europën me shijen e saj tepër të theksuar, me rrëmujën e saj si prej një panairi, me ambientin e saj mbytës, me shijen e saj të ftohtë”, shkruante Hesse në një ese. Nuk qe e lehtë për atë të shkruante “Siddhartha”. Një krizë e rëndë i