Posts

Showing posts from February 7, 2022

Albert Vataj: Baccio Bandinelli, imituesi i Michelangelos, "Molla e kalbur" e Rilindjes së Artë Italiane

Image
Nga Albert Vataj Nga njerëzit e artit gjithnjë jemi ushqyer me rrezet e atij shpërthimi drite që sublimja e tyre krijuese ka mëkuar gjeneratat. Kjo magji na ka joshur dhe frymëzuar. Këto mjeshtra kanë grishur dishepudhin brenda nesh dhe e kanë hedhur pasion tonë në valët më të nxehta të përjetimeve. Ata erdhën për të mbetur tek ne kaq të jashtëzakonshëm, sa dhe qiellor. Por harruam se ishin njerëz si ne, dhe nga të qenit të zakontë ata i çliron vetëm gjenialiteti i veprës. Ata ishin me vese dhe dobësitë e tyre të karakterit, siç janë edhe sot. Sa më thellë në kohë që të rrëmojmë, aq më i heshur është ai kumtim përgjues i jetës së tyre private, i asaj ane të errët të personalitetit të tyre. Bartolommeo Bandinelli, i njohur edhe si Bartolommeo Brandini, dhe i quajtur Baccio, ishte një skulptor, piktor dhe hartues i Rilindjes italiane. Edhe pse i aftë në realizimin e veprave të tij në lëmin e skulpturës ai konsiderohet si mjeshtri më i diskutuar i Rilindjes. Pak artistë janë fyer dhe sulm