Posts

Showing posts from January 24, 2014

Fridrih Hajnrih shërbestari ndjenjave dhe besimit

Image
Fridrih Hajnrih JAKOBI (25 janar 1743- 10 Mars 1819) Ai ishte një filozof gjerman me ndikim, figura letrare e spikatur, njëherazi vëllai i poetit Johann Georg Jacobi. Përmbledhurazi, ai ku mtoi shërbestarin e besimit dhe ndjenjës në themel të botëkuptimit që mishëron ngulmin filozofik. Ai hedh poshtë çdo filozofi sistematike, duke e vendosur veten në qe: «Kurrë nuk kam pasur qëllim të ndërtojë sistem për shkolla: veprat e mia dalin nga jeta ime më intime». Jakobi është para së gjithash filozof i ndjenjave dhe i besimit dhe në të kanë ndikuar Rusoi, Herderi, Hamani dhe në një aspekt edhe Spinoza. Esenca e vërtetë e njeriut është ajo frymë, e cila rrjedh drejtpërdrejt nga perëndia, e cila është i pranishëm në ne, në vetëdijen tonë më të thellë dhe më personale. Besimi, ndërkaq, nuk është çështje e arsyes: Sa herë që e kemi në zemër atë që dëshirojmë, ta themi me anën e arsyes, fiket drita hyjnore. Metoda racionale si dhe metoda e shkencave ekzakte, e zbatuar në botë

“La Parisienne”, Renoir derdh në blu aktoren Henriette HENRIOT (1857-1944)

Image
“La Parisienne” e piktorit tw famshëm francez, Pierre-Auguste Renoir. Kjo punw u bë e njohur për publikun plot 140 vjet më parë në ekspozitën ekspresioniste nw Paris.   Teknika e realizimit të saj, vaj në kanavacë dhe përmasat: 163.5 cm x 108.5 cm . aktualisht ajo ndodhet në Muzeu Kombëtar  të Uellsit.  “La Parisienne” tregon një grua në moshë të re, e veshur me një fustan të gjatë dhe një blu të thellë të mrekullueshëm, një ndër koloret që e identifikojnë në kumtin artistik, Pierre-Auguste Renoir. Fillimisht ajo u vendos në një sfond ku ndërmenden të ketë patur një derë dhe një perde që derdhet përposhtë. Por Renoir para ekspozitë të tij të parë mw 1874, e pa të panevojshme elementet e sfondit, duke e zhveshur objektin. Kësisoj mbase u nxit prej nevojës për të lënë dominuese blunë e tij karakteristike dhe tërësinë e elementeve përbërëse të pikturës. Si edhe në punët e tjera, kritika edhe për “La Parisienne; ishte e ndarë, francezi, Ernest Chesneau e përshkroi atë si një dësh