Tash kur shiun e ka shterrun shtërzia, e moti asht gazmentë, ndjehemi krejtçka tjetër, përplot energji vërshimi, kapluar prej dalldive të pasionit dhe shpuzës së mishit
Albert Vataj Ra kaq shumë shi. Gjatë u dend toka duke e strukur në prehrin e vet gjithë këtë zemëratë. Me sytë nga qielli mbetëm ditë pambarim. Çadrat nuk reshtnin së theruri kurmin gri të të përditshmes, e cila kllapitej nën melodinë e shiut dhe hapave gjithnjë në turravrap. Retë ndiqnin njëra-tjetrën në këtë agoni të stërgjatë e të dymentë të dimrit. Vetëtimat shkrepëtinin duke grisur mantelin e zi të natës dhe thyer melankolinë e shiut që nderej në përgjimin e heshtur, mbrëmjeve kur përtej xhamave të lidhur nga litarët e shiut kqyrnim lojën e motit. Shiu ishte ka gjatë me ne, aq sa edhe melankolikët e braktisën duke u strukur pas kujtimeve që i shfletonte melodia e vajit të motit. Kockat na i çau lagështia. Arat dhe ëndrrat i strukëm nën ujë dhe zemërimin në qiell e lëshuam me sa zë që kishim. Err e terr, jargët e strehëve zvargeshin si prej gojës së bishës egërsia. Lageshim e ndrageshim me pasionin e Noes dhe Arkës në çastet e trilleve që thurnim për përmbytjen e përb