Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike
Kujtesë në 150-vjetorin e lindjes së piktorit Nga Albert Vataj Ndër më të virtytshmit, ai ishte më mëkatari. Nga ithtarët e “shkëputjes vjeneze”, më i pakapshmi. Ngjizi në jetë dhe në art një zotërim të ndjenjave dhe pasioneve. Anipse, me vetëmohimin e një martiri, kumtoi seksualitetin si tharmin e magjisë në art, ai nuk do të njëmendësohej me vetminë në rrugën e shërbestarit të ndjenjave të stuhishme. Para, asokohe, në të pastajmen, tash në 150-vjetorin e lindjes, e deri në të sosun, ai s’u step së kumtuari rolin e femrës dhe sensualitetin kushtrues, si dimension i gjithëkohësisë artthënës. Gustav Klimt dallon nga të tjerët, sepse ai i dha krahë muzës së ndjenjave, duke e transformuar femrën në një limfë. Pa të, ai, thjeshtë nuk do të ekzistonte, dhe njiherash, do t’i mungonte krejt brezave mushti i kësaj dehje magjepsjeje. Kungim dhe kumt Gustav Klimt lindi më 14 korrik të vitit 1862 në Baumgarten, në rrethinat e Vjenës. I ati, emigrant nga Bohemia, dështoi në zana