Posts

Showing posts from November 12, 2013

Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Image
6 Nëntor 2013 Gazeta Shqip A duhet të heqim dorë nga zakoni i të pyeturit? A do të ishte njëlloj njerëzore një botë që nuk ngre pyetje? Shumë besojnë se aftësia për t’u habitur dhe për të pyetur përbën themelin e ekzistencës Filozofi Nga Roger Scruton Nëse pyes veten çfarë na bën njerëzorë, një përgjigje më del natyrshëm, ndonëse nuk është përgjigjja e vetme, është në një farë mënyre e shtyrë nga vetë pyetja. Ajo që na bën njerëzorë, është fakti se ne bëjmë pyetje. Të gjithë kafshët kanë interesa, instinkte dhe koncepte. Të gjitha kafshët kanë një ide përkufizuese për botën në të cilën jetojnë. Por vetëm ne, ngremë pyetje rreth gjërave që na rrethojnë. Vetëm ne refuzojmë të përcaktohemi nga bota ku jetojmë, por në vend të kësaj përpiqemi ta përkufizojmë vetë natyrën tonë. Historia intelektuale e species sonë është në një masë të madhe e përcaktuar prej kësaj përpjekjeje. A jemi ne kafshë si të

Dita e Solzhenicinit, Libri që tronditi Bashkimin Sovjetik

Image
Emri vjen nga inicialet e institucionit të drejtoi kampet – Glavnoye upravleniye ispravityelno-trudovykh lagerey i koloniy (Drejtoria e Përgjithshme e Kampeve dhe Kolonive të Punës Riedukuese) Hekurudha e Siberisë e ndërtuar me punë të detyruar nga të burgosurit. U mori jetën mijëra njerëzve Vendi i ekzekutimeve në Butovo, ku mijëra humbën jetën gjatë viteve të terrorit stalinist, 1932-1939 Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag – sistemi sovjetik i kampeve të punës – tashmë shihet si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë. 10 Nëntor 2013 Gazeta Shqip Në vitin e largët 1963, një ish i burgosur politik u lejua të publikojë një novelë të thjeshtë për një ditë në jetën e një të burgosuri në Gulag. Libri konsiderohet sot si pika e kthesës drejt

Takim me Pietron në Milano

Image
“Pietro Marubi”, një italian në Shkodër. Ardian Paci dhe Edi Muka sjellin në Padiglione d’Arte Contemporan në Milano një histori të mjeshtrit të fotografisë shqiptare Kur Pietro Marubi mbërriti në Shkodër ishte vetëm 22 vjeç. Qyteti me rrugicat e ngushta dhe dritaret që shihnin përtej rrugëve, do të bëhej shumë shpejt i dashur për djaloshin që vishej me shije. Kur ishte ende një adoleshent, në vendin e tij të lindjes Piaçenca, atij i pëlqente të bëhej artist. Fotot që shihte në muret e lokaleve, apo në librat që i binin në dorë, kishin ngjallur tek ai dëshirën për të parë përtej tyre. Nacionalizmi italian dhe lëvizjet garibaldine do ta bënin djaloshin të përfshihej papritur në vrasjen e kontit të Piaçencës. Në këto rrethana politike ai u detyrua të largohej duke marrë udhën drejt Ballkanit, dhe nga Korfuzi, Vlora, mbërriti në Shkodër. Ishte viti 1856, dhe në çantën e tij të udhëtimit kishte ruajtur me kujdes një aparat të vjetër fotografik që e kishte blerë në Pia