Salvador Dali, kumtues i kurmit të gjakosur të së vërtetës
Nga Albert Vataj Tash në përvjetorin e vdekjes së Salvador Dalisë, përulemi si nën peshën e një besimi dhe ndërsejmë në memorien e të tashmes këtë rrufe krijimi. Në fillimtarin e kësaj qëmtese mëtoj nji prej “predikimeve” të tij, që munet me ken dhe nervi i kësaj shtjelle rrapëllitëse: “Inteligjenca na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha për efekt kryesor të zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie gastronomike dhe superxhelatinoze, prustiane, të një loje parimisht të lartë. Për këto arsye është mirë dhe njëkohësisht e nevojshme që kohë pas kohe, spanjollët si Picasso dhe unë, të vinim në Paris për t’u vënë para syve francezëve një copëz të papjekur dhe të gjakosur të së vërtetës”. Jo vetëm Parisi por bota krejt u përmend nga kjo përpjekje titanësh. Salvador Dali është një prej majave që ngërthehet ngulmues përnga lartësitë më të epërme të kuadratit të tablosë. Dhe jo vetëm aq, ai ishte dhe mbetet një artist shumë