Tronditet SHBA: Dy të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 100 të plagosur
Tri eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në finish të maratonës në Boston. Fox News raporton që së paku tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Shërbimet e fshehta kanë paralajmëruar edhe për një shpërthim tjetër. “Shumë njerëz janë plagosur”, i ka thënë agjencisë AP një pjesëmarrës në maratonë. “Mjekët në vendin e ngjarjes po i trajtojnë të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14.25 sipas kohës lokale, respektivisht një orë pasi fituesit e maratonës kanë kaluar në vijën e finishit”, raporton CNN. Së paku 2 persona kanë vdekur, dhe 22 janë plagosur, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Bostonit, pas një shpërthimi në linjën e finisht të Maratonës së Bostonit. Mediat botërore raportojnë për tre viktima. Videot dhe pamjet nga Bostoni tregonin skena hutie, derisa shërbimet emergjente kanë vendosur tenda në të cilat janë trajtuar të lënduarit. Shpërthimet kanë ndodhur rreth tre orë pasi që pjesëmarrësit e maratonës e kaluan vijën e finishit. “Ishin dy shpërthime dhe z