Posts

Showing posts from December 28, 2013

Kurthet pas mesnate

Image
Mark SIMONI Në mëngjes bënë dashuri pranë oxhakut  të madh, ku drurët, duke u djegur, fishkëllenin herë si fyej e herë si era që ikën pyllit. Të shtruar rrafsh, mbi një batanije me kaproj. U ngritën e pinë deri sa po deheshin, i bënë fotografi nudo njëri tjetrit, u futën në dush e bënë prap dashuri.  Treguan përrallat më të bukura që dinin për të rriturit dhe u puthën fort, duke vallëzuar krejt lakuriq në hollin e madh, në oxhakun e të cilit fishkëllenin drurët Sapo erdhi mbrëmja u zunë me njëri tjetin. U zunë keq. Ai i tha ik, ik për fare, ik…. megjithëse ik nesër në mëngjes, pasi tani sapo ka ardhur nata dhe jashtë bie shi, madje ti trembesh dhe nga hijet e vetëtimave. Por për të ikur ke për të ikur. -Do të iki menjëherë sapo të dalë drita. Do të zhdukem për fare. Mezi po pres që të dal prej teje. -Porta e shtëpisë sime është e çuditëshme – tha djali- Sikur ti, duke dalë bën zhurmën më të vogël, ajo mbyllet e ti mbetesh brënda njëherë e përgjithmonë. Prandaj kujdes kur