Frang Bardhi, meshtar dhe shërbëtor i shqipes dhe shqiptarëve
Frang Bardhi zë një vend të veçantë në letërsinë e vjetër shqiptare. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historinë e letërsisë sonë me dy vepra origjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Këto vepra e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII. Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i përkiste një familjeje pjesëtarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit. Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda