Albana Shala: Vetëm në poezitë e mia gjej strehë
Pyetësori i Prustit Poetja shqiptare Albana Shala konsiderohet si befasi në letrat shqipe. E njohur së pari jashtë Shqipërisë e më pas në vendin e saj, ajo është rreshtuar mes emrave të spikatur të poezisë shqipe. Jeton prej vitesh në Holandë, por “takimi” me vendlindjen është udhëtimi i saj i preferuar. Cila është ideja jote për lumturinë? Një gjendje e mrekullueshme, por shumë jetëshkurtër, që karakterizohet nga të qenit e munguar dhe nga një ndjekje për ta gjetur. Cila është frika më e madhe? Të humb miqtë e familjen. Kë person të gjallë admironi më shumë? Të gjithë ata që me punë kapin majat e profesionit të tyre, e u ndriçojnë rrugën të tjerëve. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë? Të qenit të kufizuar mendërisht dhe fizikisht. Ekstravaganca jote më e madhe? Nuk e di. Cili është udhëtimi yt i preferuar? Nëse mendoj mjetin, atëherë do të thosha një udhëtim me biçikletë apo me anije me vela. Është një udhëtim drejt së pan