Shtëpi e ëmbla shtëpi, folezë dhe altar
Albert Vataj © Ajo është, si çdo folezë, si çdo tjetër pritani e zellshme, e ngrohtë dhe e dashur, si krejt tjetërçka që zë fill me gjakimin tënd të qenësishëm. Asnjëherë përmasat nuk më janë orvatur si kriter përcaktues i vlerës dhe dakordësisë për t’i hedhur në krahët e ndonjë idili. Për më tepër luksi dhe salltaneti, ojnat dhe gajlet, kanë patur durim për të qëndruar gjithnjë lag meje dhe unë gjithashtu nuk jam ngasin prej tyne, ndryshe nga dallditë e tjera, në krahët e të cilave jam përflakun me mish e me shpirt; mund të ndërmend, dashurinë për rolin e bashkëshortit dhe prindit, të çmendurin për disiplinën dhe dijen, ngadhënjimtarin për njeriun tokësor dhe shpirtin shugurues. Kjo folezë, e rëndësishme është të jetë funksionale, të jetë gjithnjë brenda meje si një përjetim, anipse ajo asht e përbame prej materialesh, të cilat edhe pse janë pa jetë, gjithqysh munden me u ba pjesë e përjetimeve dhe emocioneve. “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, nuk asht dhe aq një sentencë, se sa nj