Posts

Showing posts from March 1, 2014

Asokohen kur u beslidhën dalzotët e Arbrit në Lezhë

Image
570 vjet nga Kuvendi i Lezhës Nga Albert Vataj Asokohen kur u beslidhën dalzotët e Arbrit, Si tash 570 vjet më parë mori udhë kuvendi i kryezotëve dhe princërve të Arbrit. Më 2 mars të viti 1444 çeli punimet ai tubim gjithëarmbnor. S’andejmi përfaqësues të zotërimeve erdhën për t’u lidhur në besë. Një e nesërme e përgjakshme dhe robërie do të behte stuhishëm në vortar e t’parëve. Bisha e orientit në grahmat e një vrage “tradhtie” po gatitej në hakërrinë e një hakmarrjeje. Rifitimi i Krujës dhe zotërimeve të tjera, të rrëmbyera nga Skënderbeu e kishin kapluar në qiell inatin e kësaj makine të përbindshme vrastare. Duhej dalë zot fateve të trojeve arbnore. Askush më i besueshëm dhe më ndikues se Skënderbeu nuk do të ishte ndër ta, zotër dhe kryezotër, trima dhe fisnikë. Kuvendi i Lezhës mbetet një prej fillesave më të qenësishme të gjallimit të vetëdijes së Arbrit në marrjen në dorë të fateve. Themelët e një aleance politiko-ushtarake të këtilla përmasave, kanë të bedentë këtë

Mikelanxhelo: artist gjenial dhe gjeni i marketingut.

Image
Mikelanxhelo ishte që në të gjallë të tij superyll. 450 vjet pas vdekjes së tij ne pyesim: kush ishte ky burrë? Përgjigjet i ka Arnold Nesselrath, zëvendësdrejtor i Muzeve të Vatikanit. DW: Zoti prof. dr. Nesselrath, çfarë rëndësie ka prejardhja e Mikelanxhelos nga një familje e varfër dhe e parëndësishme patricësh për zhvillimin e tij? Sigurisht që ai ka qenë një karakter shumë kompleks, por për këtë mund të ketë disa shkaqe. Mikelanxhelo ka fituar shumë para në jetën e tij, kështu që u bë njeri shumë i pasur. Prandaj është e vështirë që të gjykosh më pas se cilat janë pasojat psikologjike të prejardhjes për zhvillimin e tij. Ku e ka origjinën emri shoqërues i Mikelanxhelos "Il Divino", Hyjnori? Në Mesjetë ka pasur shumë emra të tillë për artistët, ndodh shpesh në këtë profesion. Mikelanxhelo ka bërë vërtet një propagandë të fortë për veten, por njëkohësisht është sjellë në mënyrë shumë modeste. Të gjitha këto janë pjesë e publicitetit që ai bënte për vete. S

Miti i Coco Chanel prezantohet në Hamburg

Image
Si do të ishte moda sot pa Coco Chanel? Ajo krijoi ‘fustanin e vogël të zi’, të cilin e veshën njerëz të famshëm në gjithë botën. Një ekspozitë në Hamburg i kushtohet Mitit Chanel‘. Sigurisht që Coco Chanel nuk mund të akuzohet për mungesë besimi. "Ky fustan i thjeshtë do të jetë një lloj uniforme për femrat me shije", tha stilistja franceze për lexueset e revistës së modës amerikane "Vogue" në vitin 1926. Chanel ishte duke folur për legjendarin ‚fustan të zi të shkurtër‘, që mund ta gjesh edhe sot në variacione të ndryshme në garderobën e shumë femrave. Chanel nuk ishte ajo që krijoi fustanin, por këtë ajo e ktheu në modë klasike. Me prerjen e shkurtër dhe të gjithin të zi, Channel theu tabutë e shoqërisë, që deri atëherë femrat ishin të mbuluara dhe ngjyra e zezë përdorej më shumë nga shërbëtorët. "Vogue" ishte e bindur dhe shkruajti: "Këtë fustan do ta veshë gjithë bota." Miti "Chanel" E më saktësisht më vonë femrat n

125 vjet shtëpia-muze e Beethoven-it në Bon

Image
Falë një nisme qytetare shtëpia e Beethoven-it i shpëtoi rrënimit nga koha. Përpara 125 vjetësh qytetarët e Bonit themeluan shoqatën për ruajtjen e shtëpisë së Beethoven-it. Shtëpia në pjesën historike të Bonit është qendra më e rëndësishme ndërkombëtare e Beethoven-it. Në këtë shtëpi muze ndodhet koleksioni i madh në botë i dorëshkrimeve të partiturave, instrumentave, fotografive, dokumenteve dhe sendeve të Beethoven-it. Mbi 100.000 është numri i vizitorëvë të saj çdo vit. Kjo është bërë e mundur "falë tri dhuratave të fatit", tha Malte Boecker, drejtori i shtëpisë-muze të Beethoven-it, më 24 shkurt në hapje të ekspozitës së posaçme me rastin e 125 vjetorit të shtëpisë së Beethoven-it në Bon. "Së pari - deklaroi më tej Boecker - që Ludwig van Beethoven ka lindur në Bon. Së dyti e ndoshta kjo është dhurata më e madhe themelimi i një lidhjeje qytetare në vitin 1889 për ruajtjen e shtëpisë së lindjes së kompozitorit. Dhe dhurata e tretë është mrekullia, që kjo sh