Sero sapiunt*
Një homazh në përvjetorin e shkrimtarit të madh shqiptar Martin Camaj, që nuk u kthye kurrë në vendin e tij të origjinës. Studiuesi Behar Gjoka bën një ekskursion në veprën e tij duke kërkuar atë fillin lidhës të nivelit të lartë, që ofroi ai në mungesën fizike për letërsinë shqipe... Nga Ben Andoni Juve se fundi po mbaroni studimin e fundit, që lidhet me krijimtarinë e Martin Camajt. A mendoni se ka akoma hapësirë për studiuesit që të lundrojnë në veprën e tij? “Libri ‘Rikthimi i Martin Camajt’, ka në qendër të analizës dhe shqyrtimit krijimtarinë e gjerë dhe përplot laryshi të Camajt, pra duke përfshirë poezinë, e gjithëpranuara nga leximet dhe studimet letrare, prozën, më shumë të shqyrtuar në pista përtej teksteve, si dhe dramatikën, pothuajse të heshtur. Mendoj, se hapësira e leximit, shqyrtimit dhe interpretimit të veprës letrare të shkrimtarit, ende është në fillesat e veta, dhe duke qenë kështu, gjithnjë simbas idesë sime të njohjes së teksteve, jemi në fill