Posts

Showing posts from October 17, 2013

Ekspozita: Dürer-i i hershëm

Image
200 eksponate të piktorit Albrecht Dürer, ekspozon muzeu kombëtar gjerman në Nyrnberg prej datës 24 maj deri me datë 2 Shtator. Ekspozita që ka kushtuar 2 milionë euro mban titullin: „Dürer-i i hershëm“. Portreti i parë në moshë 13 vjeçare Që në hyrje të ekspozitës të tërheq vëmendjen një objekt në mermer i skulptorit Salomon Beer, vepër e vitit 1882 komplet e bardhë, që prezanton Dürer-in, artistin e parë gjerman i cili edhe i gjallë ka qenë i famshëm në të gjithë Evropën. Kjo skulpturë e ka origjinën në një vizatim që paraqet Dürer-in në moshën 13 vjeçare me një kapelë në kokë. Ky autoportret i Dürer dhe skulptura hyjnë si të themi në një dialog me njëri tjetrin dhe me atë që e vështron. Kjo ekspozitë do të paraqesë veprën e hershme të artistit deri në vitin 1505. Një pjesë e saj i kushtohet ambientit social në të cilin është rritur Dürer i lindur në vitin 1471. I ati i tij, me profesion argjendar dhe emigrant nga Hungaria, shumë shpejt arriti të krijojë

Gegë, toskë… dhe budallenj

Ardian Ndreca Nji mik i jemi që ndjek çdo gja që ndodh në Shqipni, tejet i revoltuem, më lutej me e lexue librin e Mustafa Nanos për Ardian-Ndreca1gegët, e madje më thonte se do të m’a dërgonte menjiherë për me e lexue. S’ia pashë dalë, e ai ashtu bani. Në Shqipní shumë shpesh mjafton me hedh nji gur në ujë për me u ba i famshëm, dhe Nanoja me atë libër s’ka hedh nji gur por nji kamion të tanë me guraleca, tue shpresue se kur të mbërrinin tek lexuesi do të ktheheshin në shkambinj idesh, mbi të cilët do të dukej i skalitun profili i tij klasik. Për mos me lanë vend për keqkuptime, po e them pa dorca se ai libër asht nji “summula” marrinash aq të pakuptimta sa që s’mbërrijnë me të lanë as shije të keqe. Mendoj se edhe me pasë vu në rimë e në muzikë numratorin telefonik të Çorovodës do t’i kishte dalë diçka ma interesante. Miku jem i indinjuem më thonte: – Kujtoja Nanos se në vitin 1944 në Shkodër, në kryeqendrën e “malokëve”, miqtë e tij partizanë gjetën ma se 20 pianoforte ndë