Posts

Showing posts from April 4, 2018

Albert Vataj: Gruaja malësore në foto, dëshmi e pasurisë kulturore, thesar i trashëgimisë sonë shpirtërore

Image
Nga Albert Vataj Pas një shekulli disa nga këto foto janë më shumë se si të tilla, fokus i një aparati, janë një testament i pasurisë shpirtërore të malësorëve. Ato janë zëri i asaj të vërtete që e shkuara, harresa, mospërfillja dhe mungesa e interesimit, janë rrekur ta shtypin deri në asgjësim. Po kishte nga ata që i ruajtën këto visare, i publikuan këto foto, i bënë të njohura kulturave dhe traditave të botës së madhe, si një dëshmi e patjetërsueshme e atyre vlerave qytetëruese që mishëruam ne. Janë këto foto, janë këto gra të memorizuara në këto stampime, që tregojnë historinë, të cilat përmbi të gjitha ngrenë zërin dhe u thonë skeptikëve, asaj nate gojimesh të liga që u përpoqën ta denigronin këtë vlerë, të mos e njihnin këtë pasuri, ta trajtonin si shpellarë këtë identitet. Jo! Ata ishin të gabuar dhe sot ne jemi të bindur se përtej këtij manifestimi fshihet një prej thesareve më të vlerta të emancipimit tonë. Kjo triumfoi megjithë vështirësitë dhe pamundësitë që e kërc

Stefan Cvajg: Giacomo Casanova në letërsinë botërore përbën një përjashtim, është thjeshtë një çështje fati, e papërshkruar

Image
Dashnori legjendar dhe pasionanti frelëshuar krevator, mikluesi i damave dhe eksploratori i botës toksore dhe jargavitëse, tejkalon veten për tu mbushur kur ai po shpërbëhej, duke iu dhënë tekstshkrimit, krijimtarisë, pikërisht atëherë kur bota, krevatet me purteka bardhoshe, të cilave iu dha me mish e me shpirt, e kishte flakur. Casanova në letërsinë botërore përbën një përjashtim. Thjeshtë një çështje fati, e papërshkruar. Bëri që sharlatani i famshëm të ndodhej në Panteonin e Shpirtit Krijues, aq i pajustifikuar sa edhe Pons Pilati para fesë, do të kumtonte Stefan Cvajg. Mund të vësh në dyshim të qënurit e tij fisnik, po aq sa dhe titullin tjetër të Kalorsit të Seingalit, të krijuar në një mënyrë fort të pafytyrë, nga disa shkronja alfabeti të mbledhura aty këtu. Ato pak vjersha të improvizuara me ngut, diku midis tryezës së lojës dhe shtratit, për nder të ndonjë zonjëze, kundërmojnë erë myku dhe zamke akademike. Madje për të shkuar deri në fund “Iskameronit të tij” këshillohet

Albert Vataj: A mundet Shkodra me u përtri prej humusit t'vet?!

Image
Esse nga Albert Vataj Shkodra, ka kenë, asht dhe ka me mbetë nji prej qyteteve ma t'randsishme, pavarsisht lëkundjeve të thekme transformuese të kohmbaskohshme. Asht e gjithpranueme dhe gjithmondëshmueme se ky qytet ka luejtun nji rol përcaktues në fatin e Shqipnisë. Tash qi shndrrimet janë njaq t'themelta dhe ernat njaq t'fuqishme, kanë ba t'mujtun mjaft lëvizje dhe zhvendosje, kapacitetesh dhe mundsish, e megjithatë Shkodra sërish ndihet nji "zonjë e randë", e hijshme dhe e hyjshme n'truellin qi vet zafillja i ka ba vend. Sado shkodranë qi e kanë braktisë qytetin dhe s'bashku me të i kanë kthye shpinën mundësisë me kenë vazhdues të njasaj udhe shkëlqimtare, të njatij urdhnimi t'shenjtë, me hyjnizue tançka me vullnesën e shpirtit dhe amën e të bukurës, prap ajo jeton dhe dhe përtrin kreninë, sërish mbi bedena të saj valëvin flamuri i betejave sfiduese. Anipse shumçka s'ka mujtë me ken si ma parë, gjithçmos asht ba ndryshues i ngulmët