Posts

Showing posts from July 6, 2012

‘Zonja e zezë’ e Fahri Balliut botohet në gjuhën çeke

Image
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të komunizmit në Çeki, shtëpia botuese “Nase Vojsko”, hedh në treg për lexuesin monografinë “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu, si homazhin më të mirë për të njohur një të kaluar të errët, siç ishte komunizmi shqiptar. Botimi i këtij libri në gjuhën çeke është një moment i rëndësishëm për librin shqip, i cili është i rrallë në këtë gjuhë. Libri është përkthyer nga Hana Matousu dhe Ilir Allushi dhe vjen për lexuesin nën një kurim tepër të kujdesshëm dhe luksoz nga shtëpia botuese “Nase Vojsko”. Ashtu si në të gjitha botimet dhe botimi çek, shoqërohet nga parathënia e shkrimtarit Ismail Kadare. “Gratë e diktatorëve kanë pasur fate të ndryshme, disa prej tyre kanë qenë viktima, si gruaja e Stalinit, e cila iu kundërvu gjithmonë egërsisë së regjimit që kishte vendosur i shoqi, të tjera kanë qenë po kaq keqbërëse sa burrat e tyre, e një rast spikatës mishërohet te zonja Mao, por edhe ps

Gjendet në veri të Spanjës një dorëshkrimin religjioz të shekullit 12

Image
Policia në veri të Spanjës ka zbuluar një prej thesareve më të mëdha kulturore të vendit – dorëshkrimin religjioz të shekullit 12, i cili ishte vjedhur vitin e kaluar. ‘The Codex Calixtinus’ u gjend në një garazh afër Santiago de Compostela, me ç’rast katër njerëz u arrestuan për vjedhjen në katedralen e qytetit. Libri i dekoruar në mënyrë të përsosur konsiderohet si udhëzuesi i parë për ata që e ndiqnin rrugën e vjetër të pelegrinazhit drejt Santiagos. Policia e ka arrestuar një teknik që punonte në katedrale dhe tre të afërm të tij. Të krishterët besojnë se katedralja e Santiago de Compostela është vendi ku është varrosur Shën Jakobi i madh, një prej apostujve të Jezusit. Dorëshkrimi u gjet pasi tekniku dhe tre anëtarët tjerë të familjes së tij u arrestuan të mërkurën. Përveç Kodeksit, policia gjithashtu ka gjetur libra të tjerë të vjetër të vlefshëm nga katedralja, të cilët arrijnë një vlerë monetare së paku 1.2 milion euro. Një replikë e Kodeksit është duke u ekspozuar në nj