Posts

Showing posts from March 5, 2014

Galilei, njeriu që ndryshoi vizionin për botën

Image
Njeriu nuk është qendra e universit. Ai është vetëm banor i një planeti, që rrotullohet rreth Diellit. Me këto teza Galileo Galilei shokoi dikur kishën dhe ky efekt vazhdon deri sot. Në mes të ullinjve dhe pishave, me verë të mirë, shkencëtari i jashtëzakonshëm italian mund të kishte bërë edhe një jetë më të qetë në Toskanën e bukur. Por Galileo nuk ishte dikush, që jetonte vetëm për të shijuar jetën. Më vonë ai u sëmur edhe nga artriti, që e mbërtheu pas tavolinës së shkrimit. Galileo vinte nga një familje e thjeshtë. Babai i tij ishte muzikant me pasion për matematikën. Këtë ia përçoi të birit. Kur Galileo Galilei vdiq në moshën 78 vjeçare, ai ishte një astronom i famshëm, matematicien, fizikant dhe filozof. Këtë të shtunë (15.02.2014) mbushen 450 vjet nga dita e lindjes së tij. Fëmijë i Rilindjes Që shumë herët Galileo Galilei është i vetëdijshëm për origjinën e tij të thjeshtë. Por ai e konsideron veten gjenial në matematikë, edhe pse i ndërpreu studimet e matematikës.