Një balerin shqiptar në Teatrin Shtetëror të Mynihut
Marlon Dino për vitet 2008, 2010 dhe 2013 është shpallur nga revista “Dance Europe” si “Balerini më i mirë në botë” Marlon Dino Kur u regjistrua në Shkollën e Baletit në Tiranë në vitin 1991, Shqipëria sapo kishte hyrë në një proces ndryshimesh të mëdha, në një tranzicion demokratik që zgjoi tek popullata dhe sidomos tek të rinjtë shpresë dhe kurajo për një jetë më të mirë. Pas përfundimit të shkollës, Marlon Dino, interpretoi si protagonist tek “Arrëthyesi”, një prezantim që u duatrokit gjatë në qendrën kulturore të rinisë në Tiranë dhe që bindi profesorët dhe bashkëmoshatarët e tij se ai ishte në “vendin e duhur” me përzgjedhjen e profesionit të balerinit. Dy prindërit e tij Gita dhe Bashkimi, ishin inspiruesit dhe mbështetësit konkretë të projekteve për të ardhmen, në udhën plot sfida të baletit. Por determinuese ishte këmbëngulja e Marlonit, orët e gjata të përgatitjes fizike dhe profesionale, leximet e literaturës për mjeshtrinë e lëvizjeve dhe figurave, përthithja e përv