Berisha rrëfehet në “Papafingon” e Leonard Bombajt: Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha kritik letrar
Që nga dëshira e hershme për të shkruar, te hipizmi, fëmijëria mes natyrës së ashpër të Tropojës, marrëdhënia me prindërit, lidhja e ngushtë me motrën… Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është rrëfyer në “Papafingon” e Leonard Bombajt. Kreu i qeverisë është një nga 22 të intervistuarit e librit më të fundit, me autor Leonard Bombajn, ku personazhe nga bota e politikës, artit, mjekësisë, shkrimtarisë… u përgjigjen pyetjeve të një adoleshenti. Berisha ka pranuar pa mëdyshje t’i përgjigjet “gazetarit” të vogël, Bonit, duke treguar për vete, jashtë politikës. Junior Club: Ku e keni kaluar adoleshencën tuaj? S. Berisha: Adoleshencën time e kam kaluar pjesërisht në Tropojë, në fshatin tim dhe pjesën tjetër në Tiranë, në shkollën e mesme mjekësore, në Politeknikumin Mjekësor. Kjo ka qenë ëndrra juaj? Jo, nuk ka qenë ëndrra ime! Ëndrra ime gjithmonë ka qenë e lidhur me letrat në atë periudhë. Në një moshë të hershme unë fillova të shkruaja vjersha e tregime, por problemi ishte s