Apeli i Presidenti Obama: Amerikanë, kujdes nga uragani!
Qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar derisa bregu lindor i Shteteve të Bashkuara po përgatitet për uraganin Sandy. Uragani i kategorisë një, me erëra të fuqishme, pritet të godasë bregun të hënën në mbrëmje, ose të martën herët, dhe gjasat më të mëdha i ka New Jersey. Ai pritet të kombinohet me një stuhi dimri, që vjen nga drejtimi i perëndimit, derisa ajri i ftohtë buron nga Arktiku. Deri në 60 milionë njerëz mund të preken nga stuhia dhe tashmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut dhe në Konektikat. Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve në zonat e prekura që ta marrin seriozisht stuhinë. “Natyrisht, ne në të gjithë vendin jemi të shqetësuar rreth ndikimit të mundshëm të uraganit Sandy. Kjo është një stuhi e madhe dhe serioze dhe mesazhi im i parë për të gjithë njerëzit në bregdetin lindor, në Atlantikun e Mesëm e duke shkuar ka Veriu, është që ta marrin stuhinë me seriozitet dhe të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve shtetëror