Posts

Showing posts from November 25, 2014

VOLTERI: Iluministët duhet të kryesonin betejën për lirinë e shpirtit

Image
Sot 320 vite më parë më 21 nëntor 1694, lindi Fransua Mari Aruet, Volter. Djaloshi rebel i lindur dhe rritur në një familje të kamur, s'mund të dakordësohej me çka shpirti dhe zelli i luftëtarit të paepur iluminist ballej. Prej zanafillës deri më të shuar 30 majin e vitit 1778 ai vetëm në arenë e gjente vullnesën kumtuese. Çapat e para i nis me jë satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në burgun famkeq të Bastijës. Gjashtë muaj pas lirisë, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që rroku një sukses si autor tragjik. Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur në skutat e terrta të Bastijë, kushtuar Francës së Hanrit III e ngjiti në apogje famën. Vringjëllima e vargonjve të burgut e detyroi atë që të marrë rrugën e ikanakut për në Angli. Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si d

Albert Vataj: Charles Darwin, pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai

Image
Kurajon e tij pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai, Charles Darwin (12 shkurt 1809 - 19 prill 1882). U hodh në zjarrin e anatemës, kundërshtive dhe ndalimit si një gladiator në arenën e luanëve. Ai dëshmoi vullnesën e një iluministi dhe u kacafyt me XVIII shekuj terr. Ai hodhi themelet e pikpamjeve mbi krijimin dhe evolucionin, drita që përshkënditi prej andej e hodhi njerzimin në krahët e një përqafim botkuptimi të ri. Pikë risht sot 155 vite më parë, më 24 nëntor 1859 Charles Darwin publikon "Mbi Origjinën e Specieve", përvjetori i këtij libri është quajtur "Dita e Evolucionit". Thonë se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat, debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe re

Albert Vataj: Spinoza, filozofi i anatemuar, gjeniu i mendimit që "meriton të hidhet në errësirën e ferrit"

Image
"Njerëzit vështrojnë si burim të lumturisë tri gjëra: pasurinë, nderet dhe kënaqësitë fizike. Mirëpo, mendja rrëmbehet kaq shumë pas tyre sa e ka të pamundur të perceptojë ndonjë burim tjetër dëshirimi. Për sa i përket kënaqësisë fizike, shpirti lidhet aq fort pas saj, sa duket sikur gjen aty të mirën e vërtetë, e cila e pengon krejtësisht të mendojë për gjëra të tjera. Por pas kënaqësisë vjen trishtimi, aq i thellë, i cili në mos e paralizon tërësisht mëndjen, e turbullon dhe e mpin atë. Edhe nderet dhe pasuritë, nuk e hutojnë më pak njeriun, veçanërisht kur ato kërkohen si qëllim në vetvete". Këto radhë janë marrë nga “Traktat për intelektin", e cila mbetet një nga kryeveprat e mendimit iluminist të filozofit holandez Baruch Spinoza, këti zelltari të pashoq dhe kurajozi si ai. Pikërisht sot 382 vite më parë lindi ai që la në themelet e mendimit tharmin e Baruch Spinoza (24 nëntor 1632 - 21 shkurt 1677) ishte me origjinë nga një familje çifute, e c

Albert Vataj: Poezia, njajo goditje, njajo gjendje e amullt ku gjegjesh i përhumbun me e kap njeriun në toksoren e tij t'hyjshme

Image
Albert Vataj Ju ka ndodh me u gjind i shtangun, ndërsa rrekesh me shëmbëlly gjithçka e gjithkah që shpërfaqet para andjes tande rastësore, si një përfytyrim i vagullt, si një përsiatje në jetësimin e cakut ku pahesh tjetërsi me vedin. Si pa kuptu ke humbun drejtpeshimin me realitetin dhe turravrap e kërkoni atë në një dimension etern. Rrahjet e zemrës kanë shtu revanin, tue u kredh në yshtjen e një hazdije t’ndërkryme. Limfa ju vërshon nëpër vena si llava në damarët e tokës, tue gatit nji shpërthim të mnershëm. Nuk ngihesh me frymë, anipse ballas të është ngasun nji horizont, përmasat e të cilit vetëm dëshirimi i zotnimit mundet me i vu nën fre. Mendimet t'uturijnë në autostradat e stuhishme të nervurave trunore, sinjale drite dhe zjarrin marrin e japin në këtë ngulm për të përshku çastin e andje, si përshkimin e galaskive ende të pazbulume. Nga buzet, prej shpuzës që përflaken, zvargen tinguj dhe pëshpërima të nënzëshme, t’cilat vetëm n'shfrimin e nji put