Posts

Showing posts from February 14, 2013

Mosmarrëveshja kadareiane: Felix culpa e marrëveshjes ndryshe

Image
BLERINA SUTA Çështja identitare është bërë shpesh objekt i historishkruesve, siç ndodh me popujt në faza kalesash historike. Në fazën delikate të drejtimit historik që do të marrë Shqipëria, Kadareja e vendos historishkrimin përballë dy filozofive: filozofia “egërshane” e lirisë vs. filozofia “tinëzare e robërisë”. “Sprova letrare” e Kadaresë, pritur vakët nga mjedisi intelektual shqiptar, mëton ‘lumturinë në faj’ të atyre lloj teksteve që prishin çdo marrëveshje me lexuesin, për të ndriçuar “mëkatin origjinar“, gabimin “parak“, krimin “fondator” në shkrimet mbi raportin e Shqipërisë me veten. Filozofia e robërisë ka kushtëzuar rrëfimin evetvetes, duke e transformuar atë në simptomën më akute të sëmundjes së “krisjes së ndërgjegjes“, të “marrëzisë” shqiptare. E keqja analizohet me gjakftohtësinë që jep njohja e çështjes se kombi shqiptar ishte i padashur, për të mos thënë i papranueshëm prej të tjerëve, vizioni“i përzishëm” i Shqipërisë në dyert e Evropës, jashtë saj

ISMAIL KADARE, PËRBALLË MOSMARRËVESHJES SHQIPTARE

Image
Artan Mullaj E gjendur mes kundërshtive, në sundim apo edhe në liri, Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë simboli i një dhimbjeje. Përparimi   i natyrshëm i saj në drejtimin e duhur, shpesh nuk ka rezultuar i tillë. Si e gjendur në një tërheqje litari, mbi të cilin, Shqipëria zhvendosej herë nga Lindja osmane herë nga Perëndimi, ajo shqyhej gati në mes prej dilemave të shumta. Vështirë të gjendet një komb tjetër në planet me një paqartësi orientimi të tillë, ndërsa edhe në robëri, edhe në liri, kjo paqartësi ngre krye edhe sot, në formën e një furie gjykimi: do të ndjekë Shqipëria civilizimin perëndimor, përkushtimin, idealin e hershëm të Skënderbeut, apo joshja e Lindjes osmane, otomanizmi, do ta tërheqë për së fundmi në një tundim të ri. I frenuar jo rrallë prej pushtetit të mentaliteteve dhe nostalgjive, trazimi i ndërgjegjes së kombit shqiptar, ka qenë një nga veçoritë që e kanë veçuar dhe e kanë dalluar midis kombeve të tjera të kontinentit, më shumë se kufijtë tokëso

Festa e Karnavaleve të Shkodrës, “100 vjet Pavarësi-100 orë Karnavale”

Image
Festa e Karnavaleve të Shkodrës, “100 vjet Pavarësi-100 orë Karnavale”, aktivitetet e së cilës startuan te shtunën, ku ishte e pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar sot me ditën e dytë të saj. Njëri prej organizatorëve kryesorë të spektaklit të karnavaleve, Edmond Angoni, i cili është edhe administrator i punishtes së prodhimit të maskave me qëndër në Shkodër, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, tha se “karnavalet e këtij viti, të cilat që do të zgjasin për   katër ditë, janë planifikuar të zhvendosen në mjedise të ndryshme të qytetit të Shkodrës”. Sipas tij, mospërqëndrimi i aktiviteteve vetëm në qëndër të qytetit duke u shpërndarë edhe në zona të tjera të qytetit, është një përpjekje për rikthimin e kësaj tradite të hershme që ka pasur komuniteti i Shkodrës, prej më shumë se 130 vitesh. Pas ditës së parë ku aktivitetet u zhvilluan rrugën pedonale “Kol Idromeno” të qytetit të Shkodrës, sot përmes një parakalimi nga sheshi qëndror i qytetit drejt hy