Posts

Showing posts from March 25, 2014

Shkrimi më i vjetër i shqipes, ja ç’shkruhej më 1210 Teodor Shkodrani

Image
Nga Zagrebi Dr. Musa Ahmeti Nga Arkivat e Vatikanit shkrimi më i hershëm se “Meshari” i Buzukut/ I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin e tij: Teodor Shkodrani Është folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, “duhet” të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe “Meshari” nga viti 1555. Kërkimet nuk kanë reshtur, por rezultatet deri tash kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe nj