Posts

Showing posts from May 3, 2014

Baron Franc von Nopça, hungarezi që nxori nga terri i kohës dhe i bëri të përbotshme, duket dhe zakonet e shqiptarëve duke i krahasuar ata me qytetërimet e tjera

Image
137 vjet më parë lindi Baron Franc von Nopça (3 maj 1877 - 25 prill 1933) një prej albanologëve më të rëndësishëm, dijetar dhe paleontolog pasionant dhe ngadhënjimtar. Pakkush deri atëherë kishte shkelur me këmbë çdo krep dhe shkëmb ku gjallonte jeta e vështirë e shqiptarëve, kishte jetësuar me pendë gjithçka që kishte parë dëgjuar e përjetuar, ishte shtruar me malësorët e Shqipërisë së Epërme në sofrat “ me buk e kry e zemër”. Baroni Franc Nopca sjell ritet dhe zakonet e shqipërisë së veriut Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ballkan. Sikur do të shikojmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën pa

Sot 200-vjetori i lindjes së një embleme nga Francisco de Goya

Image
Më 3 maj 1814 mbushen plot 200 vjet qëkur erdhi në jetë piktura e quajtur “Tre maj 1808 në Madrid” një prej kryeveprave të Francisco de Goya, një jetësim ngjethës, me të cilin piktori i famshëm qaset të përkujtojë rezistencën spanjolle ndaj Napolionit gjatë pushtimit të 1808. Bëhet fjalë për ekzekutimin në kodrën Principe Pio, e cila ndidhet në pjesën perëndimore të Madridit. Mbase ky është dedikimi më frymëzues spanjoll, që u kthye në emblemë të krejt përpjekjeve të rezistencës popullore ndaj pushtuesit të huaj. Ajo ka udhëtuar dhe vazhdon atëditë e sot në kërshërinë historike dhe artistike të Spanjës dhe jo vetëm. Përmbajtja pikturës, forca emocionale që përçon, asokohe edhe tash mbas 200 viteve është një orvatje novatore, një kumtim depërtues, një gjendje e tensionuar dhe përjetim ngjethës dhe përplot përjetim. Revolucionarët spanjollë përballë tytave të ushtarëve të Napolionit vijnë nëpërmjet kësaj pune si një monument, një memuar i qëndresës dhe ngadhënjimit të liris