Posts

Showing posts from June 1, 2013

Rrokun pre një pasioni kuqezi

Image
Nga Albert Vataj Ndjenjat tona delikate shpeshherë gjenden të pushtume prej nji përqafimi dalldisës. Përflakemi prej dritës dhe zjarmisë që hedh mbi ne kjo penelat e beftë. Gjëndje dhe situata të ndryshme, ngasin për me çu peshë llavën që lëvrinë thellë pamjeve tona të prarura, pranive përgjuese që pipëtijnë në poterën toksore të kryeqytetit, si shkas përditësimi. Momenti na hedh në një përjetim si mbi prush që shpuzit e ne përpushemi, e tuj u djeg përshkëndijmë me ngjyra dhe dritë përreth. Shumëçka e hov hera herës tallazin e vërshimit tem të qetë, duke e shkumëzu e trand çdo copëz të unit që struket si një zog i friguem prej tançkaje që për të asht kërcënim. Ai është një prej ngasjeve më emocionuese që përcjell me vështrim qëmtues, në krejt këtë amfiteatër panoramik që kumton kryeqyteti në një ditë të zakonshme. Shihem me të çdo ditë në qëndresën e tij stoike përballë Teatrit të Operas dhe Baletit. Ai nuk nguron të përkëdhel sedrën teme nacionale, si një ditë e përditë. N