Posts

Showing posts from January 17, 2013

“Të dashuruarit e Mantovas”, përqafuarimi i neolitit që shokon epokën e nanoshkencës

Image
Albert Vataj Është i papërfillshëm numri i atyre që besojnë tek dashuria e përjetshme. Nuk është disfatizmi as dëshpërimi, me të cilin pjesa më e madhe e marrëdhënieve mbështjellin veten, ajo që shpërbën këtë utopi. Janë vetë përvojat dashurore, pjesa më e madhe e të cilave konsumojnë një komunikim ndjesor të prishur, ata që në pozitat dominuese numerike kanë edhe atributin e fjalës së fundit. Romantikët, kështu i pëlqen ti quajnë dashuritë pasionante, ata vetëm jetojnë në qiejt e shtatë, pa denjuar të zbresin në truallin e dyshuasve dhe gjeneratorëve të energjisë negative. Gjithsesi bota ka patur dhe ka regëtima të tipit Romeo dhe Zhulieta. Ata kanë jetuar, jetojnë dhe do të popullojnë arsyen tonë për të besuar tek kjo utopi. Kësisoj për të pranuar edhe “Të dashuruarit e Mantovas”, këtë dëshmi të dashurisë së përjetshme, si mundësi që ne kemi për të dashuruar përjetësisht. Skeletet njerëzore të një çifti qëndrojnë në një përqafim të përjetshëm në një vendgërmim   arkeolo