Posts

Showing posts from February 20, 2012

Nga zanafilla te e përkryera

Image
Nga Dr. Ilir Muharremi Arti i sotëm është jashtë mase i ndryshëm me synime tërësisht të çuditshme dhe këmbëngulje të rreptë për të shkëputur traditën. Megjithëse artistët e sotëm punojnë me gjithçka - që nga bojërat e vajit tradicional tek regjistrimet në video e deri tek kafshët e ngordhura. Një pjesë e mirë e artit modern e nxjerr artin nga galeritë dhe e vendos në hapësira që nuk kanë lidhje tradicionale me të. Artisti Ismet Jonuzi të premten mbrëma, në Galerinë e Arteve, prezantoi punën tashmë të njohur për opinionin e gjerë. Është skulptor i formuar dhe i nënshtrohet më shumë konceptualizmit duke prekur dhunën, egërsinë, forcën e brendshme të ndrydhur, dhe apelon për një liri artistike absolute. Koreografitë dhe antinomitë e tij janë ngjyrore me një konflikt tragjik të imazhit transcendental që përplasem dhe krijojnë një realitet herë ëndërror e delikat, herë përthyer nëpër ravijëzime metaforash të rrokshme, njëmendësime figurash e shëmbëllimesh që pranvendosën si nëp