Posts

Showing posts from May 15, 2013

Amerikani autist do të dëshmojë që Albert Ajnshtajn nuk kishte të drejtë!

Image
Amerikani i ri Jacob Barnett kishte vetëm dy vjet kur ishte diagnostikuar me sindromën Asperger sindrom. Mjekët atëbotë i patën thënë prindërve të tij që djaloshi kurrë nuk do të mund të flasë, lexojë dhe as të jetë i pavarur në jetë. Por, kjo diagnozë ishte krejtësisht e pasaktë. Djaloshi Jacob ka koeficientin e inteligjencës IQ 170 dhe sot po bëhet gati për doktoraturë nga fizika kuantike, shkruan gazeta Huffington Post. Jacob e regjistroi në moshën 10-vjeçare universitetin në Indianapolis, kurse tashti, si pohon do të dëshmojë që teoria e relativitetit të Einsteinit (Ajnshtajni) është krejtësisht e pasaktë. Por,a s kjo nuk është e tëra. Ai pohon se kritikën e tij një ditë edhe do ta dëshmojë, kurse ata të cilët e njohin nuk dyshojnë fare në këtë, madje theksojnë se gjeniu i ri një ditë do të bëhet laureat i Çmimit Nobel. Pos marrjes me suskes të madh me shkencë, ky 14-vjeçar tregon edhe potenciale të ndërmarrësish dhe për shpëtim të njerëzve. Bashkë me familjen e tij a

Pirgu: "Dua më shumë Shqipërinë", në Televizionin e Zvicrës

Image
Në përfundim të emisionit, Saimir Pirgu lë vulën e tij duke kënduar këngën „Dua më shumë Shqipërinë“, me të cilën entuziazmon publikun dhe nikoqirin e tij, Aschbacher Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu ka qenë pak ditë më parë mysafir në emisionin shumë të popullarizuar të televizionit publik të Zvicrës (SRF1) Aeschbacher show. Në një prezantim që moderatori Aeschbacher i bëri Pirgut, u shpreh veç tjerash se ai ka bërë një karrierë „përrallore e të rrufeshme“, duke mbërritur për pak vite në lartësinë e yjeve të operës së sotme botërore. „Me 22 vjet Saimir Pirgu feston suksesin e tij në festivalin e Salzburgut, Austri. Ndërkohë, sot, Pirgu 31 vjeçar është bërë tashmë tenor i famshëm. Pak ditë më parë ai ka kënduar në krah të Placido Domingos   dhe Diana Damrau në shtëpinë e operës të Nju Jorkut „Metropolitan“, ndërsa gjatë muajit maj ai është i pranishëm në shtëpinë e operës në Cyrih me „Traviata-n“ e Verdit“. Në emisionin e përmendur, Pirgu imponohet me spontanit

Biografia e re e Angela Merkelit- Një sensacion i dyshimtë

Image
"Jeta e parë e Angela M." sapo është botuar dhe pritet të bëjë bujë. Por vëzhguesit dyshojnë për vlerën e zbulimeve të reklamuara nga libri. Megjithatë ai pa dyshim do të tërheqë vëmendjen në këtë vit zgjedhor. Zbulime befasuese, apo gjëra të njohura? Mes këtyre ekstremeve luhaten përshtypjet mbi librin e ri për Angela Merkelin. Dy autorët Georg Reuth dhe Günther Lachmann në biografinë "Jeta e parë e Angela M." hedhin një vështrim në një periudhë të ndjeshme të karrierës së politikanes së lartë. Bëhet fjalë për kohën e saj në RDGJ, ku ajo duhet të ketë bërë "agjitacion dhe propagandë" për FDJ, organizatën e rinisë komuniste. Asgjë e jashtëzakonshme për një biografi nga DDR, por që mbi kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë hedh një hije irrituese. Angela Merkel, në RDGj, rreshti i dytë në mes me shokët e klasës së 10-të të politeknikut Templin/Brandenburg Libri 336 faqesh, që botohet katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, synon të mbu

Albanologu kanadez, Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

Image
Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, 63-vjeçari Robert Elsie njihet si një nga folësit dhe studiuesit më të njohur të gjuhës shqipe. Me një diplomë në Linguistikë, Elsie pati rastin të studiojë edhe në Institutin e Linguistikës në Universitetin e Bonit në vitin 1978, i cili kishte kontakte të rralla me Shqipërinë e asokohe. Kështu, ai vizitoi Shqipërinë disa herë dhe Kosovën gjithashtu. Në fund nuk e përmbajti dot pasionin për Shqipërinë, kulturën pak të njohur të saj dhe kështu iu dedikua studimeve shqiptare. Çfarë ju shtyu të mësonit gjuhën shqipe? Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978. Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij. E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë as

Partitë, zanafilla dhe domosdoja e kahershme e njerzimit për të aderuar

Image
Në zanafillë, ata që përcaktonin fraksionet ishin Zotat, priftërinjtë dhe mbretërit. Pastaj fisnikët dhe të pasurit. Më në fund, hyjnë në lojë masat. Ja si lindën e majta, e djathta, financimet dhe kandidatëtA mund të bëjmë pa partitë politike? Mbase do ta zbulojmë së shpejti, me këtë krizë që ka kapur politikën. Por një fakt është i sigurtë: ato kanë ekzistuar gjithmonë. Që në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit, kur perëndia Marduk mbizotëroi ndaj Enlilit në Babiloni, ishte njësoj sikur një kryetar partie sot, të fitonte ndaj një kryetari tjetër. Veçse asokohe nuk fitohej me zgjedhje politike, por me përplasje fetare. Sepse origjina e partive, këtyre grupeve të organizuara për të shtënë në dorë dhe ushtruar pushtetin, kthehet pas deri në epokën e teokracive, ndryshe formave të para qeverisëse me baza religjioze. Qytetet-shtete kishin një perëndi-padron, të përfaqësuar nga një klasë priftërinjsh dhe nga mbreti. Dhe tempujt ishin “seli” të partive të kohës. “Nëse n