Posts

Showing posts from April 5, 2014

Një nënë është një shenjtore edhe te “La Charité” e William Bouguereau

Image
Nga Albert Vataj Ajo është “La Charité” (Mëshira), e piktorit William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 - 19 gusht 1905). Eshtë realizuar në vaj, kanavacë në vitin 1878. Përmasat: 196 x 117 cm (77,17 " x 46,06 "). I përket një koleksioni privat. “La Charité” është një nga punët që sinjifikon krejt galerinë krijuese të William Bouguereau, i cili megjithëse u anatemua si askush tjetër, u mohua dhe u dëbua bashkë me stilin e tij akademik, sot e gjejmë në podin e famës, larg nga e shkuara fyese, pluhuri i harresës dhe dangat e poshtërimit.    “La Charité” (Mëshira) aktualisht mban rekordin botëror si piktura më e shtrenjtë e shitur e galerisë së Bouguereau. Ajo u shit në një ankand në vitin 2000 kundrejt vlerës 3.600.000 dollarë. Për një piktor të mbetur pas portave të mbyllura, kjo është një befasi. “La Charité” (Mëshira) përshkruan një grua të bukur, shëmbëllimi i përsosmërisë femërore, dlirësisë së kulluar, hireve rrezatuese dhe forcës amësore. Ajo kridhet në kë