Falimentimi i Qipros u shmang. Bankat dhe investitorët duhet të përgjigjen
Falimentimi i Qipros u shmang. Bankat dhe investitorët duhet të përgjigjen. Kjo zgjidhje duhej të ishte gjetur më parë, mendon Bernd Riegert në komentin për DW. Shteti i Qipros nuk falimentoi, por Qiproja do të humbasë modelin e saj aktual të biznesit dhe do të zhytet në recesion të thellë. Mijëra vende pune në sektorin e fryrë financiar do të shkurtohen. Sektori financiar përbënte deri tani rreth gjysmën e prodhimit ekonomik të ishullit mesdhetar. Kjo i përket së kaluarës. Qeveria qipriote u përpoq gjatë, për t'i shpëtuar të gjitha bankat. Më kot. Në Qipro vijnë kohë të vështira. Me këtë deklaratë, Olli Rehn, Komisioneri i BE-së për Çështjet Financiare me siguri që ka të drejtë. Në muajt dhe vitet e ardhshëm do të bien të ardhurat tatimore dhe do të rriten shpenzimet për ndihmat sociale. Që tani mund të supozosh se nuk do të jetë i mjaftueshëm programi i ndihmës prej dhjetë miliardë dollarësh. Christine Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbeti