Posts

Showing posts from July 28, 2012

“Londra 2012” mrekullia spektakolare olimpike

Image
Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ u hapën me një ceremoni madhështore, që mahnitën audiencën në mbarë globin. Nga 27 korriku deri më 12 gusht, 10,500 atletë nga 204 vende pjesëmarrëse do t’i kërkojnë 2,300 medalje në 26 sporte, në përpjekje për t’i realizuar ëndrrat e tyre jetësore. Britania e Madhe hapi Lojërat Olimpike, me një ceremoni spektakolare, që gërshetoi historinë dhe kulturën britanike me magjinë moderne. Tingujt e muzikës, daullet, efektet e shumta vizuale dhe më shumë se 4,100 performues, përfshirë këtu edhe 3,500 vullnetarë të rritur dhe 380 nxënës, në ‘Olympics Stadium’ të Stratfordit në Londër, ofruan një pamje madhështore për 80 mijë shikuesit e pranishëm në stadium dhe më shumë se një miliard teleshikues. Si asnjëherë më parë, në hapje të këtij evenimenti madhështor, i cili zgjat 17 ditë, u panë edhe kafshë, përfshirë këtu 12 kuaj, 3 lopë, 2 dhi, 10 pula, 10 rosa, 9 pata, 70 dele dhe 3 qenë, që e bënë edhe më interesante këtë shfaqje. Flakadani olimpik, pas 70 dit