Posts

Showing posts from January 21, 2013

Betohet Barack Obama, ceremoni madhështore në inaugurimin e Presidentit të SHBA

Image
Afro 800 mijëra njerëz janë mbledhur dje në lëndinën qendrore të kryeqytetit për të marrë pjesë në inaugurimin publik të presidentit Barack Obama për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Shumica duke valëvitur flamuj amerikanë kanë mbushur lëndinën qendrore për të parë ngjarjen. Ky është një numër më i vogël sesa gjatë inaugurimit të tij të pare kur gati 2 milion njerëz erdhën për të pare ceremoninë e betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Obama bëri betimin zyrtar të dielën, pasi kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts drejtoi betimin, ashtu si edhe katër vjet më parë. Motoja zyrtare e inaugurimit të dytë të zotit Obama ishte “populli ynë, e ardhmja jonë”. Fakte dhe shifra Obama ribëri dje betimin duke përdorur dy Bibla historike – një të presidentit Abraham Lincoln, dhe atë të udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr., i cili u vra në vitin 1968. Inaugurimi përkonte me