Sot 36-vjetorin i Nënë Terezës si laureate e Nobelit për Paqen
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri", ishte kjo përgjigja që Nënë Tereza i jep një kleriku të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen, kur ai e pyeti se nga ishte, Sot 36 vjet më parë, më 17 tetorin e vitit 1979, bamirësja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Gonxe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm, sepse një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj. ”Ndonëse u shmangej intervistave, që e bezdisnin, më 17 tetor 1979, kur u ngjit në Tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, të Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut iu desh të mbante një nga fjalimet më të rëndësishme. E Nënë Tereza tregon: “Duhet të them se pranoj të shkoj