Hans-Joachim Lanksch: Standardi i sotëm i gjuhës u krijua në epruvetë
Përkthyesi i shqiptarëve në gjermanisht, u përgjigjet 40 kundërshtarëve të konferencës së gjuhës “Shqipja në etapën e sotme..” Në një artikull të gjatë, një ndër përkthyesit më të njohur të shqiptarëve në gjermanisht, Hans- Joachim Lanksch, iu përgjigjet intelektualëve që kundërshtuan konferencën gjuhësore, me një letër ku sqaronin opinionin publik. Duke mos qenë dakord me “bojkotimin” e konferencës nga kryembrojtësit e standardit, Lanksch pyet se “nëse ju nuk donit që të flisnin diletantët, për gjuhën, përse nuk doni që as gjuhëtarët të flasin për të?” Pasi ka arritur në përfundimin që standardi i 72-it ishte produkt politik, jo vetëm se në atë kohë çdo gjë ishte politike, por edhe sepse është “krijuar për shkaqe politike dhe është mbrojtur nga ju me argumente jashtëgjuhësore, politike, dmth. me termin monolitik ‘kombëtar”. Duke folur për kohën kur u vendos toskërishtja në bazën e standardit, Lanksch kujton se në 1947 thuhej “Gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet t