Prosodia në poezín e Albert Vatajt
Letërsia Bashkëkohore shqiptare-Poezia Gjithmonë jemi mësuar që kolegët ti shikojmë në krijime sikur janë jashtëtokësorë. Vetëm se harrojmë që kur shkruajnë, ata janë vërtetë jashtëtokësorë, por tashmë pjesë e asaj që quhet Republikë e Letrave. Në një ravgim të tillë, Albert Vataj, që prej kohësh shkruan në vetminë e tij, duke përdorur gegnishten gotike, shpreh emocionin e thellë dhe tharmin e tij të ve çantë...Pa e zgjatur dhe duke e lënë kritikën, që të merret më shumë me krijimtarinë e tij, po botojmë një analizë për krijimtarinë dhe pjesë nga poezia e tij... Nik Leshai Prosodia ose siç njihet ndryshe, shkrimja në nji e tingullit, ritmit dhe rimës, ne vëllimin poetik të Albert Vatës, “Përqafun me klithmën”, udhëheqet prej nji përdorimi mjeshtrór të gjuhës shqipe – koinime fjalësh të reja, ringjallje fjalësh te harrueme, gjânsi dhe thellësi leksike, dhe nji struktúr solide sintaksore. Ky testament i kompetencës gjuhsore të autorit i përfton poezís së tij nji tingull të