Posts

Showing posts from June 20, 2013

10 LIBRA QË DËSHMOJNË KRIMET E KOMUNIZMIT

Image
Instituti i studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri ka vendosur që punën e tij te publiku ta prezantojë nëpërmjet botimeve të disa librave. Për këtë vit kanë qenë 10 botime të reja, nga 100 botime që ndodhen në arkivin e këtij instituti. Instituti i studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri ka vendosur që punën e tij te publiku ta prezantojë nëpërmjet botimeve të disa librave. Për këtë vit kanë qenë 10 botime të reja, nga 100 botime që ndodhen në arkivin e këtij instituti. Disa nga botimet që kanë prezantuar këto dy vjet lexuesit janë “Fjalori enciklopedik i ish-viktimave të krimeve të komunizmit”, “Asgjësimi i fesë dhe konfiskimit të pronës dhe arit në Shqipëri gjatë komunizmit”, “Kalvari i grave në burgjet komunizmit” nga Fatbardha Saraçit Mulleti. Kurse Uran Butka sjell librin “Kryengritjet e para kundër komuniste”. Është një libër në të cilin pleksen në mënyrë sistematike dokumentet, urdhrat e shtetit etj. Leka Ndoja sjell botimin

NASI LERA: PSE U FRYMËZOVA NGA SKANDALI I KOSINËS PËR ROMANIN TIM

Image
Nga Express  |  19 Qershor 2013 15:55 Madhësia e tekstit: A A A Romani “Të gjallë dhe të vdekur” përmban gjithçka që duhet të ketë një roman; të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller. Skandali i zhvarrimit të eshtrave në Kosinë të Përmetit, me pretekstin se ishin të ushtarëve grekë të rënë në luftë, është bërë së fundmi edhe subjekt i një romani. Pas filmit të regjisorit Edmond Budina, i cili tallet me historinë qesharake që përfshijnë personazhet si prifti apo banorët e fshatit që kanë nxjerrë në ankand eshtrat e të parëve në shkëmbim të milionave, shkrimtari Nasi Lera rimerr këtë ngjarje për të trajtuar dhe zbërthyer karaktere njerëzore përmes dy personazheve kryesore: gjyshit dhe nipit, të cilët direkt ose indirekt janë protagonistë të asaj çfarë ndodh në varret e fshatit. Ky është thelbi romanit të ri të shkrimtarit Nasi Lera, titulluar “Të gjallë dhe të vdekur”. Sipas shkrim